Kosova, shembull i vlerave të tolerancës

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi është shqiptari i parë që fiton Çmimin e Dohës, një shpërblim prestigjioz ndërkombëtar për promovimin e dialogut ndërfetar.
Selimi në një intervistë për ‘Epokën e re’ tha se në fjalimin e tij ka potencuar se Kosova si shtet tashmë është shndërruar në një platformë të dialogut dhe të tolerancës dhe se duhet të punojmë më shumë që të thyhen paragjykimet.
“Kosova ka ende sfida të mëdha të brendshme, por në anën tjetër kur të shohësh se si janë zhvilluar zonat e tjera post-konfliktuoze, ne jemi një storie e suksesit me arritjet në konsolidimin e demokracisë dhe promovimin e dialogut ndërfetar si pjesë esenciale të luftës kundër ekstremizmit”, tha Selimi. /Telegrafi/