ARKATANA

Kosova s’e di sa banorë i ka jashtë deri në fund të vitit

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Numrin e kosovarëve që jetojnë në shtete të ndryshme, Ministria e Diasporës pret ta marrë vesh në fund të këtij viti.

Procesi i regjistrimit të diasporës, i filluar në janar, sipas zyrtarëve të kësaj ministrie, po shkon sipas planifikimeve.
Lorik Pustina, zëdhënës në këtë ministri, thotë se faza e parë kur do të nxirren edhe të dhënat preliminare do të përfundojë në fund të këtij viti. Të dhënat e nxjerra nga regjistrimi do të përdoren për hartimin e politikave më efikase për diasporën.

FIDANISHTJA

Mërgimtarët e vlerësojnë iniciativën por nuk është se kanë njohuri për regjistrimin e diasporës, derisa u kujtohet regjistrimi i bërë në vitin 2011, pjesë e të cilit nuk ishin.
Regjistrimi është i paraparë me Ligjin për Diasporën dhe me strategjinë 2013-2018, derisa realizohet në 2 forma, atë elektronike dhe me formularë fizikë.