Uji Dea

Kosova rrezikon t’i humbë në Arbitrazh edhe 100 milionë euro

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Kompania britanike “Kosovo Metal Group” është duke përgatitur lëndë ndaj shtetit të Kosovës në Arbitrazh me një pretendim prej 100 milionë eurosh. Ajo është në Kosovë qe 12 vjet duke kryer hulumtime për rezerva minerare në Podujevë, por pasi i kreu hulumtimet institucionet në Kosovë ia pezulluan punën, duke e zvarritur me vite nëpër procese gjyqësore, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Në vitin 2006 kompania britanike “Lydian Internacional” ia kishte mësyrë Kosovës për të kryer investime milionëshe në sektorin minerar.

Kompani e specializuar për shpime të thella në hulumtimin e rezervave minerare, “Lydian” aso kohe në Kosovë e përfaqësuar nën emrin “Kosovo Resource Company”, e cila kishte fituar licencë nga Komisioni për Miniera dhe Minerale (KPMM) për të kryer hulumtime në Drazhnje në komunën e Podujevës, shkran tutje “Zëri”.

Nga viti 2006 deri në vitin 2011, nga hulumtimet e kryera, kompania konstatoi në Drazhnje 7 milionë tonë rezerva minerare dhe kreu për këtë periudhë 10 milionë euro investime.

FIDANISHTJA

Këto investime kompania i kishte kryer në bashkëpunim me institucione financiare ndërkombëtare përmes kredive, siç është Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) dhe Banka Botërore (BB).

Por, pasi i konstatoi rezervat dhe kur kompania aplikoi në Komisionin për Miniera dhe Minerale për licencë të shfrytëzimit dhe eksploatimit të rezervave minerare të hulumtuara, institucionet në Kosovë filluan ta pengojnë punën e saj.

Gazeta “Zëri” ka siguruar të gjithë dokumentacionin për këtë rast, i cili rrezikon ta dëmtojë buxhetin e Kosovës deri në 100 milionë euro në Gjykatën e Arbitrazhit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.