Mobi Casa

Kosova rrezikon të mbetet pa një yll

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Loret Sadiku rrezikon të mbetet jashtë Kombëtares së Kosovës, pasi FIFA mund t’ia mohojë mundësinë për të luajtur për vendin e tij. Kombëtarja e Kosovës tashmë ka nisur rrugëtimin e saj në garat ndërkombëtare, por ende nuk është kompletuar me lojtarë, pasi disa prej tyre kanë luajtur për shtete të ndryshme dhe u duhet të ndërrojnë skuadër.

E njëjta gjë është edhe me mbrojtësin Loret Sadiku, i cili në të kaluarën ka qenë pjesë e Kombëtares së Suedisë dhe asaj të Shqipërisë, ani se nuk ka luajtur asnjë minutë.

Kjo mund të jetë edhe shkaku kryesor që FIFA nuk do të lejojë që të luajë për Kosovën.

Uji Dea

Por, menaxheri i Kombëtares së Kosovës, Bajram Shala, tha se rasti është ende i hapur dhe se ende ka shpresa që Sadiku do të mund t’i bashkohet Kosovës.

“Rasti në FIFA është ende i hapur, sepse Sadiku na ka deklaruar se nuk ka nënshkruar asnjëherë që dëshiron të luaj për Shqipërinë. Nëse arrin që ta dëshmoj këtë, atëherë atij do t’i lejohet që të luaj për Kosovën”, tha Shala për Gazeta Express. /Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.