Uji Dea

Kosova rrezikon të humbë rreth 400 milionë euro për shkak të korrupsionit

/ 3 minuta lexim
HW

Një shoqëri investitorësh nga Hamburgu me këshilltarë të njohur gjermanë dhe amerikanë e ka paditur Kosovën, këtë vend të varfër. Vendimi i gjykatësve të arbitrazhit në Uashington do të tregojë se sa siguri gëzojnë investitorët në Kosovë, shkruan gazeta gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, e cila për këtë tragjedi kosovare i bën përgjegjës politikanët e korruptuar dhe menaxherët e paaftë të PTK-së.

Së shpejti gjykatësit e arbitrazhit të Qendrës ndërkombëtare për zgjidhjen e konflikteve që lidhen me investime me seli në Uashington do të vendosin për një rast, i cili brenda vetes përmban edhe barut politik.

Në njërën anë është shoqëria investuese ‘ACP Axos Capital’, e cila vepron në Hamburg, në anën tjetër shteti i Kosovës. ‘Axos Capital’ e drejtuar nga specialisti i telekomunikimit Jan Budden së fundi ka kërkuar nga gjykatësit e arbitrazhit në Uashington të merret me rastin dhe po kërkon 390 milionë euro dëmshpërblim nga shteti i varfër i Kosovës, shkruan gazeta gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” (FAZ), shkruan gazeta Kosova Sot.

PTK-ja ka qenë ndërmarrja më fitimprurëse e vendit të vogël

Mobi Casa

Konflikti ka shpërthyer pas rrëmujës disavjeçare mbi privatizimin e Postë?Telekomit të Kosovës (PTK), një perlë në fushën e ndërmarrjeve në Ballkan. Privatizimi i PTK?së ka dështuar dy herë. PTK-ja ka qenë ndërmarrja më fitimprurëse e vendit të vogël, në vitin 2007 ajo kishte një qarkullim prej 200 milionë euro. Pikërisht për shkak se ishte ndërmarrje fitimprurëse PTK-ja, sipas gazetës gjermane, ajo ishte thellë e zhytur në varësi politike dhe në ekonominë e nepotizmit.

Me vite të tëra kjo ndërmarrje me fitimet e saj ka mbështetur buxhetin e Kosovës, në tetë vitet e fundit PTK-ja ka mbushur arkën e buxhetit me rreth gjysmë miliardë euro. “Frankfurter Allgemeine Zeitung” thekson se figura të rëndësishme politike janë rehatuar duke marrë poste fitimprurëse në të gjitha nivelet e ndërmarrjes shtetërore. Po ashtu shumë ndërmarrje të afërta me partitë në rrethana enigmatike morën kontrata të leverdishme.

Në prill të vitit 2013 ‘Axos’ kishte fituar tenderin për privatizimin e PTK?së. Sipas “Frankfurter Allgemeine Zeitung” ‘Axos’ mund të duket firmë e parëndësishme, por në bordin e kësaj ndërmarrjeje gjenden personalitete të rëndësishme politike: ish?ministri i Mbrojtjes i Gjermanisë, Volker Rühe, ish?këshilltari për politikë të jashtme i kancelarit Hemlut Kohl, Horst Teltschik, ish?ambasadori amerikan në Gjermani, Richard Burt, si dhe shumë menaxherë dhe investitorë nga sektori i telekomit./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.