Uji Dea

“Kosova rrezikon rrugën integruese nëse nuk angazhohet në dialog”

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

SHBA-ja pret nga Qeveria e Kosovës një angazhim në proces të dialogut përndryshe ka paralajmëruar sanksione të reja, duke humbur edhe mbështetjen e BE-së në rrugën integruese. Përfaqësuesit e partisë në pushtet i ka cilësuar masat ndëshkuese ndaj Kosovës si të pabaza. Opozita dhe analistët thonë se sanksionet e reja nga BE-ja dhe SHBA-ja do ta dërrmonin Kosovën.

Sinjale të fuqishme ka marr Kosova nga faktori ndërkombëtar se mund të sanksionohet për shkak të, siç thuhet, qasjes jo të duhur në proces të dialogut nga kryeministri Kurti. I dërguari i SHBA-së, Gabriel Escobar, tha se nuk sheh “asnjë dëshmi të njëanshmërisë tek ndërmjetësuesi i dialogut Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

“Nuk do të thosha masa. Do të thosha pasoja. Tani, ju them se pasojat, me të cilat ballafaqohet Kosova, është se nëse ata refuzojnë të angazhohen me Bashkimin Evropian, Bashkimi Evropian nuk do të angazhohet për ndihmë shtesë dhe masa shtesë për integrim”, tha ai.

Por, kryetari i Komisionit parlamentar për Legjislacion nga Lëvizja Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, i ka cilëuar të pabaza masat ndëshkuese ndaj Kosovës dhe sinjalet për sanksione të reja nga faktori ndërkombëtar.“Nuk ka arsye, nuk ka bazë. Masat janë të padrejta ndaj Kosovës. Kosova është e interesuar të ketë normalizim. Por, nuk mund të ketë normalizim pa njohje”, tha ai për RTV21.

Ish-ministri i Punëve të Jashtme njëherësh nënkryetar i PDK-së, Enver Hoxhaj, tha se strategjia politike e Kosovës duhet të jetë kthimi i politikave të duhura për veriun e vendit, vazhdimi i dialogut në Bruksel duke mos shmangur dialogun me Uashingtonin, Berlinin dhe Parisin.

Uji Dea

Sipas tij, nëse këta hapa nuk ndiqen, Kosova rrezikon shumë nga faktori ndërkombëtar.“Prej viteve të 90-ta nuk ka pas ndonjë shtet në rajon që ka marrë sanksione. BE-ja vendos sanksione vetëm për shtetet që janë kundër interesave të SHBA-së dhe BE-së. Nëse ka një valë të re të sanksioneve do ta dërrmonin Kosovën”, tha Hoxhaj.

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, shprehë shqetësimin se Kosova nuk mund të përballojë edhe një valë sanksionesh nga faktori ndërkombëtar për shkak të ekonomisë së dobët. Ai i kërkoi Kurit që të reflektojë“Ndëshkimet janë jo vetëm për Qeverinë, por edhe për qytetarët. Mundet me u zgjeru lista e ndëshkimeve. Kosova po shihet si vend i politikave të këqija, i krizave. Imazhi i Kosovës ka degraduar”, tha Haziri.

Drejtori i KIPRED, Lulzim Peci, vlerëson se si pasojë e politikave të gabueshme të Qeverisë së Kosovës faktori ndërkombëtar po sanksionon Kosovën në vend se ta sanksionoj Serbinë.“Në vend se Serbia të përfundojë me sanksione, ne kemi bërë asi gabime politike të cilat janë humbje strategjike apo mundje strategjike e Kosovës të përfundoj me sanksione në vend se të përfundoj Serbia. Kjo është pasoj e politikës të cilën po e udhëheq Qeveria e Kosovës. SHBA-ja nuk do ta bëjë asnjë hap për njohje të reja të pavarësisë së Kosovës”, tha Peci për RTV21.

BE-ja e ka akuzuar kryeministrin Kurti për dështimin e takimit të 14 shtatorit në Bruksel për shkak se ai refuzoi propozimin e BE-së për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit.