Kosova rrezikohet nga trazirat sociale

Mësimdhënësit dhe mjekët e Kosovës kanë hyrë në grevë njëditëshe, të premten, duke kërkuar nga Qeveria zbatimin e Kontratës Kolektive, si dhe rritjen e pagave.
Rreth 29 mijë mësimdhënës kanë nisur grevën në orën 08:00 të mëngjesit dhe e kanë përfunduar atë në orën 12:00, duke e “kërcënuar” Qeverinë se do t’i vazhdojnë grevat.
Në grevë 24-orëshe kanë hyrë edhe punëtorët shëndetësorë. Gjatë ditës së premte, në përkrahje të punëtorëve të shëndetësisë dhe atyre të arsimit, ka dalë dhe Federata e Sindikatës së Shërbyesve Civilë./zeri/