United Hospital

Kosova punon vetëm 44.8 për qind të tokës

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar rezultatet e anketës së ekonomive bujqësore për vitin 2019, ku thuhet se në Kosovë sipërfaqja e shfrytëzuar e tokës bujqësore ishte 420 141.05 hektarë, pjesa më e madhe u përket livadheve dhe kullosave me 51.9%; tokës së punueshme, ku arat marrin pjesë me 44.8%, kulturat shumëvjeçare pemët, vreshtat, fidanët me 3.0%; dhe kopshtet me 0.3%.

Sipas ASK-së, ky publikim ofron të dhëna për shfrytëzimin e tokës bujqësore, kulturat bujqësore, blegtorinë dhe produktet blegtorale, inputet bujqësore (plehrat minerale, organike, pesticidet), fuqinë punëtore në bujqësi dhe shpenzimet në ekonomitë bujqësore.

“Nga gjithsej tokë e punueshme – ara (188 364.69 ha), pjesa më e madhe është me drithëra 124 198.96 ha (65.9%); bimë foragjere me 37 496.72 ha (19.9%); perime gjithsej (në fushë të hapur, në serra dhe kopshte) janë 9 958.80 ha, prej të cilave perime në fushë të hapur dhe serra janë 8 836.68 ha (4.7%); patate 3 688.19 ha (2.0 %); bishtajore 2 997.00 ha (1.6%); bimë industriale 401.92 ha (0.2%); kultura të tjera 2 580.42 ha (1.4%) dhe tokë djerrinë 8 164.80 ha (4.3%). Sipërfaqe e ujitur, të paktën një herë gjatë periudhës referuese të anketës, është 31 899.99 ha. Kurse, gjithsej sipërfaqja e trajtuar me pesticide ishte 19 050.93 ha.

Mobi Casa

Sipas rezultateve të AEB 2019, numri i gjedheve ishte 257 733 krerë; i deleve ishte 189 102 krerë; i dhive ishte 27 197 krerë; i derrave ishte 40 538 krerë; i njëthundrakëve (kuaj, mushka, gomarë) ishte 2 037 krerë; i shpezëve (pula, qura, rosa dhe pata) ishte 2 665 262 krerë; dhe gjithsej numri i koshereve të bletëve ishte 219 831. Përmes Anketës së Ekonomive Bujqësore janë grumbulluar të dhëna rreth punës në bujqësi, varësisht nga angazhimi i tyre në prodhim, me orar të plotë, të pjesshëm (herë pas here).

Sipas AEB 2019, numri i përgjithshëm i personave të angazhuar në bujqësi në Kosovë ishte 270 181 persona. Kontributi i përgjithshëm i tyre në punën bujqësore ishte 82 656.98 Njësi të Punës Vjetore (NjPV) (ku 1 NjPV është e barabartë me 1 800 orë pune në vit /225 ditë pune/ nga tetë orë në ditë”, thuhet në komunikatë.Metodologjia dhe standardet e aplikuara në AEB 2019 (përkufizimet – definicionet, pyetësori, dhe udhëzuesi), ASK thotë se janë të harmonizuara me rekomandimet e Eurostatit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.