FIDANISHTJA

Kosova pritet ta përjetojë krizën energjetike vitin e ardhshëm

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Sektori i energjisë në botë pritet të futet në krizë. Kjo situatë patjetër se do ta prekë edhe Ballkanin.

Në Shqipëri veçse është ngritur alarmi, madje nga vetë kryeministri Edi Rama.Në Kosovë ende nuk është paralajmëruar diçka e tillë nga institucionet aktuale. Por një ish-drejtues i dikasterit të ekonomisë thotë se pasojat e para veçse po vërehen në vend, sidomos në rritjen e çmimit të produkteve të konsumit.

Fadil Ismajli tregon se kompanitë që e blejnë vetë rrymën, po përballen me çmime të larta. Ndërsa për konsumatorët e thjeshtë paralajmëron se kriza do të ndihet tek vitin e ardhshëm.

Ismajli thotë se qeveria duhet të krijojë strategji të përballjes me këtë situatë globale, teksa thotë se njëri nga faktorët kyç është pandemia COVID-19 dhe pasojat e saj.

Uji Dea

Ndërkaq sipas kryetarit të shoqatës së naftëtarëve, Fadil Berjani, ndryshe nga energjetika, qytetarët kosovarë nuk kanë pse të shqetësohen për çmimet e karburanteve. Sipas tij, kriza për derivate nuk do ta përfshijë Kosovën, pasi dallon nga Shqipëria.

Të hënën, çmimi i naftës në Kosovë varionte nga 112 deri 120 centë, ndërsa benzina nga 115 deri 135 centë.

Kurse në tregun botëror, nafta ka shënuar rritje për 20 dollarë për fuçi dhe pritet që deri në fundvit të rritet edhe për 20 dollarë të tjerë, pra 100 dollarë në total.

Nga Ministria e Ekonomisë dhe ajo e Tregtisë sot nuk kthyen përgjigje nëse kanë plan si do të përballen me këto kriza, po qe se Kosova afektohet në të ardhmen e afërt.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.