RCCOLA

Kosova pranohet në UEFA, përmbyllet sakrifica e futbollistëve

/ 4 minuta lexim
KKVITI

Gjilan – 3 Maji i vitit 2016 do të shkruhet me shkronja të arta për futbollin e Kosovës, në këtë ditë në Budapest të Hungarisë, FFK pranohet në UEFA me 24 vota pro, 24 kundër dhe 2 vota të pavlefshme.

Kongresi i 40-të i UEFA-së për një kohë të gjatë do të jetë në kujtesën e Kosovarëve, duke pritur në ankth votimin e 54 shteteve pjesëmarrëse në këtë Kongres të pritur tani e 25 vite me radhë, duke sakrifikuar që në mënyrë të denjët të jemi shteti i 55-të në këtë Asociacion Evropian të futbollit.

Nga afër këtë Kongres e ka përcjellë edhe vetë kryeministri i Kosovës Isa Mustafa duke dhënë përkrahje morale delegacionit Kosovar në krye me kryetarin e FFK-së Fadil Vokrri.

Gjerë te pranimi në UEFA ishte një rrugëtim shumë i vështirë me sakrifica të jashtëzakonshme duke filluar nga mbajtësit e fushave të blerta të futbollit gjerë tek kreu i FFK-së, secili në mënyrë të vetë ka kontribuar për këtë datë historike të futbollit të Kosovës.

Megjithëse gjatë këtyre 25 vite na u bënë shumë padrejtësi morale, ligjore e financiare asnjëherë nuk u ndalëm për të kërkuar të drejtat tona që të jemi pjesë e familjes futbollistike Evropiane dhe kjo ndodhi pikërisht në Budapest të Hungarisë.

Sfidat të cilat kaluan futbollistët Kosovarë që nga viti 1989 as që mund të imagjinohen me vështirësitë që janë përballur futbollistët, klubet e në veçanti donatorët që për të mirën e futbollit kanë ndarë kafshatën e bukës vetëm e vetëm që të mbijetohet gjerë në këto momente kulminante të futbollit Kosovar.

UBT

Padrejtësitë pa kurrfarë arsye që na janë bërë gjatë këtyre vite, sot çdo qytetar i Kosovës anembanë rruzullit tokësor ka pasur emocione të veçanta duke derdhur lot gëzimi për pranimin e FFK-së në UEFA, që nga sot jemi të barabartë me të gjitha shtetet Evropiane të futbollit, po hapen dyert dhe perspektiva për futbollistët e rinjë që një ditë të mburremi me rezultatet e tyre e mos të lakmojmë Kombëtaret e huaja por tani do të kemi Kombëtaren tonë Kosovën.

Një mburrje të veçantë për këtë ditë historike duhet pasur çdo qytetar i Kosovës edhe në ato kohëra të vështira kur nga të gjitha anët i dilte tymi Kosovës meritë të veçantë dhe që nuk duhet harruar është presidenti i parë i FFK-së Abdullah Rexhepi pastaj Sabri Hashani e së fundi Fadil Vokrri.

Shteti i Serbisë nga katër anët është quar në këmbë për pranimin e FFK-së në UEFA sa që vet KFS Karaxhiq ka deklaruar,” E nuk kemi pasur gjasa ta fitojmë këtë betejë pasi që delegacioni i Kosovës ka pasur shumë miq, çka është për tu befasuar edhe aleatja më e ngushtë e Serbisë Rusia me sportivitet e ka pranuar FFK -së.

Një lajm sensacional pas Kongresit e ka bërë të ditur sekretari i UEFA-s Theodore Theorodis për zhvillim i garave të klubeve të Kosovës gjatë këtij viti Theorodis theksoi se në fund të Majit Komiteti i UEFA-s merr vendimin, ndërsa këtë vendim UEFA merr vendim se sa klube Kosovare do të garojnë në Ligat Evropiane.

Po përmbyllet një ëndërr e shumë gjeneratave të futbollit që sakrifikuan për këtë dit historike do të jemi krenar për ata që mbajtën gjallë futbollin në kushte ekstrem të vështira por do të jemi krenar edhe për sukseset që do ti arrijmë në të ardhmen këto ëndrra populli i Kosovës me të drejt i ka pritur pasi edhe ne jemi pjesë e Evropës.

Gëzuar këtë triumf sportiv futbollistik kudo që janë futbollistët Shqiptar dhe popull i Kosovës./sylejman ismajli/rajonipress/