Mobi Casa

Kosova po përballet me tri kriza gjatë kësaj periudhe pandemie

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Nga Muhamet Ajrullahu – Përderisa kriza e parë, ajo shëndetësore nuk ishte një krizë që e zgjodhëm vet, e menaxhuan aq sa mundën, mirëpo duke mos u shqetësuar shumë për pasojat tjera në fushat tjera. Kriza tjetër siç është ajo politike është pikërisht krizë që e stimuluan politikbërsit tanë e që, për ne si qytetarë, është plotësisht e padurueshme dhe mjaftë traumatizuese.

Është mjaftë shqetësuese dhe për të ardhur keq, se si mediat tona në këtë kohë pandemie kanë zhvilluar aq shumë debate politike duke thirrur politikanë, analista politik nëpër studio televizive dhe aq shumë stimuluan krizën politike sa që, për qytetarët me të vërtetë ishte një ngarkesë psikologjike dhe një situatë shumë e neveritshme.

Kriza tjetër, ajo ekonomike vjenë si pasojë e këtyre dy të parave, e që qytetarët do ta ndiejnë shumë më shumë se kto dy krizat e para. Kjo krizë ekonomike siç po shihet deri tash, në mungesë të moskordinimit të spektrit politik, në mungesë të veprimeve të ekspertëve të ekonomisë do të jetë një goditje e fortë për bizneset në Kosovë, ku shumë prej tyre edhe ashtu, edhe para pandemisë kishin shumë vështirësi për shkak të mosmbështetjes së mjaftueshne qeveritare me forma të ndryshme që stimulojnë bizneset.

Hidromorava

Ekspertët e këtyre fushave si ajo shëndetësore, politike dhe ajo ekonomike filluan të kujdesen për menaxhimin e situatës duke mos u koordinuar në mes vete dhe secila në mënyrën e vet.

Fajtori kryesor për mendimin tim, është klasa politike në Kosovë, që edhe në këtë situatë pandemie nuk pati vullnet për unifikim qëndrimesh, nuk kishte vullnet për koordinim të politikave shëndetësore, politike si dhe ekonomike, e që krejt këto do ta rëndojnë edhe më shumë jetën dhe mirëqenien e qytetarit./rajonipress/