ARKATANA

“Kosova Petrol” operon pa licencë dhe në tokë të huaj

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Prishtinë – Agjencia Kosovare e Privatizimit e heshti plot 12 vjet çështjen e pronave që kontrollohen nga biznesmeni Bedri Selmani e që dikur ato u takonin ndërmarrjeve shoqërore “Jugopetrol” dhe “Beopetrol”. Pikat e karburantit të këtyre ndërmarrjeve, në bazë të dokumenteve që i posedon Koha Ditore, në vitin 2000 kanë kaluar nën menaxhim të biznesmenit Bedri Selmani, ish-deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së.

Në marrëveshjen e atëhershme të lidhur me UNMIK-un, Bedri Selmani pranoi të paguante qiranë prej 70 mijë markave gjermane në muaj për shfrytëzimin e 61 pikave për tregtimin e karburanteve, qira të cilën e pagoi vetëm deri në fund të vitit 2001. Në bazë të kësaj marrëveshjeje ai e licencoi biznesin në Ministrinë e Tregtisë, në kohën kur ministër ishte Ali Jakupi.

Uji Dea

E njëjta marrëveshje Selmanit i hyri në punë edhe pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, kohë kjo kur të gjitha vendimet dhe marrëveshjet e caktuara nga UNMIK-u u shfuqizuan. Selmani e licencoi biznesin e tij në Ministrinë e Tregtisë dhe të Industrisë, në periudhën edhe kur ministër i saj ishte Bujar Dugolli, përderisa me të njëjtën licencë u pajis edhe në kohën kur ministër i MTI-së ishte Lutfi Zharku.

“Kosova Petrol” tanimë operon jashtëligjshëm, meqë në Ministrinë e Tregtisë që udhëhiqet nga Mimoza Kusari-Lila nuk ia kanë vazhduar licencën e operimit për shumicën e pikave të shitjes së karburanteve.(koha)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.