Fundamenti

Kosova përfitoi “nga” refuzimi i FIBA-s

/ 1 minutë lexim

Prishtinë – Basketbolli kosovar mori goditjen e radhës nga FIBA, pasi kjo e fundit nuk lejoi pjesëmarrjen e Sigal Prishtinës në Ligën Ballkanike këtë edicion, ndonëse më herët klubit kosovar i ishte premtuar pjesëmarrja nga drejtuesit e Ligës Ballkanike (BIBL). Mirëpo, nga kjo goditje ka një përfitim për klubet kosovare dhe tifozët. Në vazhdim të kampionatit, pritet që gara të jetë më cilësore dhe me barabartë.

Kjo pasi Federata e Basketbollit të Kosovës pritet të lejojë skuadrat që të angazhojnë nga tre të huajë. Rritja e numrit të huajve u planifikua në kohën kur Prishtina përgatitej të niste aventurën në Ligën Ballkanike dhe për të qenë më konkurrente me të tjerat, u vlerësua si nevojë angazhimi edhe i një të huaji.

UBT

Dhe, Prishtina angazhoi fundorin-organizativ amerikan Devan Downey, që bashkë me Jeremy Pricen e Adam Waleskowskin, çojnë në tre numrin e të huajve.(koha)