Fundamenti

Kosova përballet me ekstremizmin, kërkohet angazhim i përbashkët për parandalim‏

/ 5 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Komandantja Regjionale e PK-së, Elmina Mahmuti, ka thënë se si institucion janë duke punuar në vazhdimësi, që të ndikohet në parandalim të këtij rekrutimi. Policia është e gatshme të bëjë punën e vet sipas përgjegjësisë që ka, mirëpo kërkohet angazhimi maksimal dhe konkret në këtë drejtim i të gjitha institucioneve publike, fetare, jo qeveritare, sepse interesi është i përbashkët i të gjithë neve që të kemi zero raste të tilla.

Organizuar nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë, sot në Gjilan është mbajtur debat për ekstremizmin dhe parandalimin e pjesëmarrjes së qytetarëve të Kosovës në luftëra të huaja.

Në panelin e këtij Debati ishin nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Rexhep Kadriu, komandantja regjionale e Policisë së Kosovës, Elmina Mahmuti, sekretari i Bashkësisë Islame në Gjilan, Agim Hyseni dhe Drejtori Ekzekutiv i QKSS, Florian Qehaja, si organizator të këtij takimi.

Me këtë rast nënkryetari Kadriu ka thënë ekstremizmi është i dëmshëm çfarëdo qoftë ai dhe përfshirja e qytetarëve të Kosovës në luftërat ekstremiste, kinse në mbrojtje të islamit, nuk janë arsye që qytetarët tanë të jenë pjesë e këtyre veprime.

“Përherë Anamorava ka qenë pjesë e islamit tradicional, atë të cilin e kanë predikuar edhe të parët tanë. Ardhja e frymave të ndryshme dhe mënyrave ndryshe të predikimit deri edhe në theksim të ekstremizmit, janë ato të cilat kanë ndikuar, krahas edhe gjendjes së rëndë ekonomike dhe sociale në përfshirjen e grupeve të vogëla në rekrutim të qytetarëve të kësaj ane dhe të Kosovës në përgjithësi, që tashmë të jenë pjesë e aksioneve luftarake në Siri e Irak. Përfshirja e qytetarëve tanë atje nuk është aspak e nevojshme, sepse secili që shkonë në këtë rrugë, asnjëherë nuk do ta kuptoj se kundër kujt ka shkuar të luftoj, apo kë ta mbroj. Xhihadin nuk e shpall as hoxha e as individi, ato janë mirë të definuara dhe të njohura për të gjithë ne. Komuna e Gjilanit është bashkëpunuese e fuqishme e organeve të sigurisë, sikur që edhe jep mbështetje të fuqishme për Bashkësinë Islame, por edhe organizata që bëjnë punë në parandalim të të rinjëve që t’u bashkëngjiten këtyre grupacioneve në Siri”, ka thënë ai në fjalën e tij, duke kërkuar nga qeveria e Kosovës që me ligj të rregulloj çështjen e financimit të Bashkësisë Islame të Kosovës.

ARKATANA

Ndërsa, drejtori i kësaj qendre, Florian Qehaja, ka thënë se për Kosovën dhe Ballkanin Perëndimor problem i madh vazhdon të mbetet ekstremizmi i dhunshëm që ka të bëjë me personat që thirren në besimin islam dhe që keqpërdorin këtë besim për qëllime të caktuara.

“Ne vazhdojmë të konsiderojmë se ekstremizmi i dhunshëm vazhdon të përbëjë rrezik për sigurinë e Kosovës, por edhe të Gjilanit si regjion. Falë angazhimit konkret dhe shumë të madh të Policisë së Kosovës dhe organeve të rendit në funksion të identifikimit, mbikëqyrjes dhe kapjes të disa individëve të cilët kanë kontribuar në zgjerimin e ekstremizmit të dhunshëm në Kosovë, besojmë se ka elemente pozitive të parandalimit, mirëpo kërkohet angazhim i përbashkët i të gjitha institucioneve, Shoqërisë Civile, mediave dhe rolit të Bashkësisë Islame. Ne nuk mund të ndihemi komod dhe bëjë thirrje që të punojmë në funksion të parandalimit”, tha Qehaja.

Ndërsa Komandantja Regjionale e PK-së, Elmina Mahmuti, ka thënë se si institucion janë duke punuar në vazhdimësi, që të ndikohet në parandalim të këtij rekrutimi. Policia është e gatshme të bëjë punën e vet sipas përgjegjësisë që ka, mirëpo kërkohet angazhimi maksimal dhe konkret në këtë drejtim i të gjitha institucioneve publike, fetare, jo qeveritare, sepse interesi është i përbashkët i të gjithë neve që të kemi zero raste të tilla.

Ndërsa, sekretari i Bashkësisë Islame në Gjilan, Agim Hyseni, ka bërë të ditur se BIK në Gjilan përherë përmes imamëve ka bërë angazhime konkrete nëpër Xhami, në sqarimin se kjo luftë në Siri dhe Irak, nuk është luftë për xhihad, por është luftë në të cilën përfitojnë grupe të caktuara por assesi qytetari i Gjilanit dhe Kosovës. Ai më tej ka kërkuar që të punohet edhe më me ngul në këtë drejtim, që të kemi një ambient të qetë dhe parandalim që nga niveli primar i shkollimit e deri tek rastet e rekrutimit të të rinjëve, të cilët mashtrohen nga grupe të ndryshme që duan të përfitojnë financiarisht.

Edhe nga të pranishmit e tjerë është dhënë mbështetje angazhimeve konkrete kundër përhapjes së këtyre rrymave radikale në Gjilan, sepse ato shërbejnë vetëm klaneve kriminele, të cilat njohin vetëm gjuhën e përfitimit material duke bërë që të pësojnë qytetarët tanë, të rinjtë në veçanti dhe familjet e tyre. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.