FIDANISHTJA

Kosova pas Rugovës

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Nga Milaim Shefkiu – Dje ish-presidenti i ndjerë i Kosovës, Ibrahim Rugova, i mbushi 10 vjet nga vdekja e tij. Pa hyrë në detaje për të analizuar Rugovën si politikan i paqes dhe i urtësisë, po i bëj një retrospektivë politikës së Kosovës pas vdekjes së tij.

Presidenti i ndjerë jetoi vetëm shtatë vjet në Kosovën e pasluftës, por edhe pse fitoi të gjitha zgjedhjet lokale e parlamentare sa ishte gjallë u tregua politikan pragmatik e institucionalist dhe pushtetin e ndau me partitë që humbën zgjedhjet. Pra, nga perspektiva e sotme shihet se Rugova ishte karizmatik dhe një politikan altruist, që nuk vuante nga karriera dhe ofiqet qeveritare e aq më pak nga tenderët, për të cilët sot bëhen copë e grimë pasardhësit e tij në politikë.

Dhjetë vjet pas vdekjes së Rugovës Kosova ballafaqohet me krizën më të thellë politike që nga përfundimi i luftës, kur polarizimet politike kishin prekur majat e urrejtjes. Viti 2016 ka hyrë me një bagazh të madh të urrejtjeve pozitë-opozitë, ku hendeku i ndarjes është aq i thellë, sa mund ta çojë vendin drejt greminës.

Dy palët, opozita dhe koalicioni, mendojnë se kanë të drejtë dhe vazhdojnë me logjikën e katundarit mesjetar “e djeg vetëm të faroj ty”.

Sidomos kjo logjikë arkaike vjen pas interpretimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me Marrëveshjen për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe. Kushtetuesja edhe një herë në vend se ta heqë tymin, krijoi edhe më shumë mjegull.

Në këtë rast, në stilin e një kritiku laik, e interpretoi marrëveshjen sikur analizohet një poezi, duke krijuar më shumë polisemi e metafora sesa qartësime.

ARKATANA

Aktualisht, dy palët po e interpretojnë vendimin e Kushtetueses sipas shabllonit të vet, opozita duke kërkuar dorëheqjen e Qeverisë për shkak të shkeljes kushtetuese e Qeveria duke këmbëngulur se nuk ka bërë kurrfarë shkeljesh. Në këtë vazhdë kriza institucionale po vazhdon duke hyrë në vitin e tretë, ndërsa dinjiteti i kosovarit si qytetar me tetë vjet shtet është shkërdhyer deri në palcë.

Marrëzia e gjithë kësaj skene është se asnjëra palë nuk po lëshon pe. As nuk po kthehet qetësia dhe normaliteti në Kuvend e as nuk po pranohen zgjedhje të reja. Kështu bllokimi po vazhdon, deri në marrëzi.

Por a e meritojnë këtë qytetarët e Kosovës? Natyrisht se përgjigjja është – Po.

Për faktin se janë këta qytetarë që ia kanë dhënë votën këtij lidershipi të dalë boje. Shumë nga ta i votuan këto parti politike sepse i konsiderojnë si trashëgimtare të Ibrahim Rugovës ose edhe të krahut të luftë. Por, as Rugova e as UÇK-ja nuk e kanë dëshiruar një Kosovë me kaos politik, me mosmarrëveshje radikale, me shkelje të Kushtetutës, me koncesione dhe rehabilitim të Serbisë, me protesta të dhunshme me gaz lotsjellës e me koktej molotovi. Këtë pikturë të shkarravitur (e kam thënë edhe një herë) nuk e ka imagjinuar asnjë qytetar, as në kohën e ish-presidentit Rugova e as në ditën kur fasulja hahej me pirun, kokrra-kokrra (në ditët e UÇK-së).

Pasi mosmarrëveshjet kanë shkuar deri në këtë masë, shpëtimi do të ishte shkuarja në zgjedhje të parakohshme. Kjo është e vetmja alternativë shpresëdhënëse për të gjitha partitë politike. Madje, pavarësisht kërkesës së opozitës, do të ishte e udhës që zgjedhje të kërkonte vetëm koalicioni, siç e bëri në Serbi kryeministri, Aleksandar Vuçiq. Serbia edhe një herë ka shkuar në zgjedhje të parakohshme kur është nënshkruar marrëveshja me Kosovën në prill 2013 dhe tani kryeministri serb po rikërkon legjitimitetet e shtetit të tij.

Në Kosovë krejt tjetër mentalitet. Janë nënshkruar dy marrëveshje që janë kontestuar nga gjysma e popullit. Është bllokuar tërësisht sesioni vjeshtor i Kuvendit të Kosovës, ndërsa skenat me gaz lotsjellës dhe burgosje deputetësh janë shfaqur në gjithë botën. Është shkelur Kushtetuta dhe prapë mazhoranca ka frikë të rikërkojë legjitimitet. Ky lidership moti është bërë për një trajtim special të Burdushit në Prizren. Edhe ai do të kishte thënë se “zgjedhjet janë të domosdoshme”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.