UBT

Kosova, parajsë për oligarkët e mafio-bizneseve

/ 12 minuta lexim

Ekspertë të ekonomisë dhe deputetë të opozitës shprehen se Kosova është vend ku nuk sundon ligji dhe po qe se nuk je pjesë e nëntokës kriminale të mafio-oligarkëve, nuk mund të zhvillosh biznes, e që si rezultat kemi moszhvillimin ekonomik.

Ata alarmojnë se bizneset dhe individët po detyrohen që të marrin edhe para me “fajde” për të mbyllur borxhet. Madje sipas specialistëve të kësaj fushe paratë e huazuara me “fajde” janë bërë edhe shkas i nxitjes së konflikteve mes individëve të ndryshëm, por edhe shkas për mbylljen e bizneseve.

Ndryshe, sipas të dhënave të Policisë se Kosovës, vetëm gjatë vitit të kaluar janë iniciuar për hetim 25 raste si fajde të përcaktuara sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, kurse në tremujorin e parë të këtij viti janë iniciuar 6 raste për këtë çështje. Mirëpo analistët tërheqin vërejtjen se edhe kamatat e institucioneve mikrofinanciare lirisht mund të quhen si para “me fajde”,pasi që janë ekstremisht tepër të larta dhe asnjëherë Kuvendi i Kosovës nuk pati guximin ta rregullojë këtë sektor me ligj. Kjo ngase norma e interesit për kredi nga këto institucione mikrofinanciare arrin madje me një kamatë deri në 22 për qind dhe në bazë të të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës mësohet se deri në dhjetor të vitit 2017 kanë dhënë kredi mbi 130 milionë euro.

“Pa qenë pjesë e nëntokës kriminale të mafio-oligarkëve, nuk ka biznes në Kosovë. Andaj, lirshëm e themi se nuk ka asnjë fije dyshimi se përfitimet nga rritja ekonomike kanë shkuar vetëm te një pjesë e vogël e mafio-kompanive, që janë dorë e zgjatur e pushtetit, të cilat janë bërë të pasura”, është shprehur deputeti Salih Salihu për gazetën “Kosova Sot

“Sot bizneset më të suksesshme janë bankat dhe institucionet mikrofinanciare, që më së paku e kryejnë mision e tyre ligjore, por janë kthyer në fajdexhinj të licencuar ku çdo ditë e vjelin biznesin dhe qytetarin e Kosovës”, theksoi analisti Mustafë Kadriaj për “Kosova Sot”

Salihu: Nga lidhjet me pushtetarët në Kosovë përfitojnë klanet kriminale Deputeti i opozitës në Kuvendin e Kosovës

Salih Salihu, për gazetën “Kosova Sot” theksoi se në një shtet ku nuk sundon rendi dhe ligji, sikurse që është bërë Kosova që nga paslufta, është shumë e vështirë të zhvillosh biznes. “Pa qenë pjesë e nëntokës kriminale të mafio-oligarkëve, nuk ka biznes në Kosovë. Andaj lirshëm ethemi se nuk ka asnjë fije dyshimi se përfitimet nga rritja ekonomike kanë shkuar vetëm te një pjesë e vogël e mafio-kompanive, që janë dorë e zgjatur e pushtetit, të cilat janë bërë të pasura”, është shprehur ai. Shton se kjo po bëhet përmes lidhjeve me pushtetarët dhe duke i shfrytëzuar tenderët publikë, duke krijuar monopole të kundërligjshme dhe antikushtetuese në shumë fusha të ekonomisë. “Është për keqardhje se si shteti i Kosovës është bërë një parajsë për oligarkët e mafio-bizneseve që janë bërë kapot e ekonomisë vendore”. Sipas Salihut, dyshohet se pasuritë marramendëse këto familje të lidhura me pushtetarët i kanë bërë në saje të monopoleve në shumë fusha të ekonomisë, që e arritën me bekimin e pushtetarëve të kriminalizuar dhe me ndihmën e ish-pushtetarëve të deritashëm që duket se i shndërroi këto familje të mafio-biznesmenëve në një grup të madh të mafio-oligarkëve për një periudhë 19-vjeçare.”Heshtjet inerte të të gjitha qeverive të pasluftës kanë bërë që pronat dhe bizneset kryesore të vendit kaluan te një grup njerëzish të caktuar dhe me këtë proces Kosova përjetoi goditjen më të madhe para qytetarëve dhe institucioneve ndërkombëtare”, është shprehur ai.

Ndërsa deputeti tjetër opozitar, Ali Lajqi (VV), theksoi për “Kosova Sot” se qasjet e qeverisjes aktuale të vendit nuk japin premisa për zhvillim ekonomik dhe mirëqenie qytetare, pasi në Kosovë klasa e bastarduar politike, e lidhur me nëntokën kriminale, janë bërë pengmbajtësit e të ardhmes së vendit dhe shuarjes së shpresave të qytetarëve për jetë në shtetin e tyre.”Lobimi joparimor për interesin e grupit të vogël të bizneseve të mëdha e në dëm të shtetit, të ekonomisë, të tregut dhe qytetarit konsumator taksapagues, dëshmon se shteti nuk udhëhiqet ngasovrani e qytetari konsumator taksapagues”, është shprehur ai.

Tregu i papërshtatshëm Lajqi thotë se mosinteresimi për ngritjen e shkallës së zbatueshmërisë së ligjeve flet për mendësinë klanorefisnore dhe mafioze te shumica e politikanëve tanë, të cilët këtë mendësi ua kanë imponuar edhe institucioneve të shtetit”. Eksperti i ekonomisë, Lulzim Beqiri, thotë për “Kosova Sot” se Republika e Kosovës po ballafaqohet me shumë sfida kohet e fundit, njëra nga sfidat është edhe zhvillimi ekonomik, mirëpo bizneset kosovare në bazë të hulumtimeve vendore e të huaja po ballafaqohen me shumë barriera e në mesin e tyre është ndikimi i politikës në veprimtarinë e tyre afariste. Ky ndikim po i dëmton tej mase disa nga bizneset që nuk kanë krah dhe si pasojë e ndikimit politik ato biznese po detyrohen që t’i zgjidhin dy rrugë, ose të mbyllin aktivitetin e tyre ose të japin përqindjen e kërkuar nga disa grupe mafioze. “Ka shumë probleme në ndërmarrjet publike, punësime familjare, partiake, siç jemi dëshmitar edhe te rasti i konkursit për inspektor tatimor i shpallur nga ATK-ja dhe në atë konkurs kryesisht ishin punësuar njerëz të part6isë që udhëheqtë qeverinë në mandatin e kaluar, pra një politizim i skajshëm i çdo niveli. Kosova ballafaqohet me një krizë të pa parë, çdo qeveri që vjen ndryshon politikat ndaj bizneseve, çka edhe janë detyrua shumë biznese me e mbyll aktivitetin e tyre afarist rreth 12.5 për qind e bizneseve të regjistruara deri më tani. Ato kanë gjetur një treg të përshtatshëm për të krijuar të hyra të majme financiare”, është shprehur ai.

Beqiri thotë se bankat kanë gjetur rrugën për t’u bërë milionerë sa qelë e mbyllë sytë, pasi që dihet që sektori më profitabil në Kosovë është sektori bankar dhe se kuriozitet janë bankat komerciale të cilat në vend që t’i ulin kamatat dhe shërbimet tjera bankare për klientët e vetë, ata kanë rrituredhe shërbimet dhe çdo gjë tjetër. “Ato kanë gjetur një treg të përshtatshëm për të krijuar të hyra të majme financiare. Bankat kanë gjetur rrugën për t’u bërë milionerë sa qelë e mbyllë sytë, pasi që dihet që sektori më profitabil në Kosovë është sektori bankar dhe se kuriozitet janë bankat komerciale, të cilat në vend që t’i ulin kamatat dhe shërbimet tjera bankare për klientët e vetë, ata kanë rritur edhe shërbimet dhe çdo gjë tjetër. Institucionet mikrofinanciare (IMF) që veprojnë në Kosovë kanë kamata shumë të larta. Ato japin kredi kryesisht të vogla dhe norma e interesit tek shumica e IMF-ve arrin mesatarisht mbi 23 për qind. Këto IMF janë organizata që ofrojnë kredi të vogla për individët ose bizneset familjare me të ardhura të ulëta, por me procedura më të thjeshta sesa bankat komerciale. Ndër vite është raportuar se procedurat më të thjeshtësuara dhe gjoja risku më i madh në kreditim ka ndikuar që këto IMF të kenë kamata aq të larta”, është shprehur ai.

Kadriaj: Bizneset më të suksesshme janë bankat dhe institucionet mikrofinanciare

RCCOLA

Eksperti i ekonomisë, Mustafë Kadriaj, për “Kosova Sot” thotë se kjo elitë politike e ka instaluar një sistem që vetëm me letra është ekonomi e tregut, ndërsa në praktikë funksionon oligarkia e në rastet të caktuara edhe monopolet kur iu hyn në punë aleancës së krimit ekonomik. “Sot bizneset më të suksesshme janë bankat dhe institucionet mikrofinanciare që më së paku e kryejnë mision e tyre ligjor, por janë kthyer në fajdexhinj të licencuar, ku çdo ditë e vjelin biznesin dhe qytetarin e Kosovës”.

Ai thotë se me këtë praktikë ekonomike nuk mund të ketë të ardhme ekonomike ku bizneset më të suksesshme janë bizneset shërbyese që si një tregues jo i sigurt ekonomikë, sepse shërbimet vijnë pas produktivitetit, edhe pse raportet ndërkombëtare nuk e paraqesin keq gjendjen e të bërit biznes se si është në praktikë, pra pjesa dërrmuese ebizneseve dhe e familjeve janë të zhytur në kredi, duke e dhënë një atmosferë të zymtë dhe reklamim ekonomik.”Kamatat dhe i interesi i bankave më së paku është stimulues, por në momentin që biznesi hyn në kredi bankare në shumicën e rasteve fillon tatëpjeta e biznesit deri tek falimentimi”, është shprehur ai.

Analisti Kadriaj thotë se për të vërtetuar se në shërbim të kujt janë bankat komerciale, institucionet mikrofinanciare dhe sigurimet private pjesa dërmuese anëtarë të bordeve ku kanë njerëz të politikës që në njëfarë mënyre me bekimin e tyre veprojnë si biznese.”Nëse babai i ekonomisë, Adam Smith, thoshte që në ekonominë e tregut vepron dora e padukshme edhe në Kosovë vepron, por në shërbim të aleancës së krimit politikë dhe biznese të afërta me politikën”, është shprehur ai.

Istogu: Në ambientin e të bërit biznes, realiteti praktik është krejt diçka tjetër

Ndërsa eksperti i ekonomisë, Zekim Istogu, për “Kosova Sot” theksoi se megjithëse ka përmirësime në ambientin e të bërit biznes, realiteti praktik është krejt diçka tjetër. “Qeveria ka aprovuar rregulloret, për subvencionimin e sektorëve të caktuar, qasje në këto fonde është e pamundur pa paguar “haraçin” te personat e caktuar, përgjegjës për implementimin e këtyre fondeve. Praktikisht këto fonde të ndara nga buxhet i shtetit duket se janë të destinuara vetëm për bizneset e lidhura me politikën”, është shprehur ai.

Analisti Istogu shton se si pasojë e kësaj qasje kemi këtë moszhvillim ekonomik, ngase eksporti mbulon importin vetëm me rreth 10 për qind, ndërsa papunësia është në nivelin me vendet me të pazhvilluara të Afrikës. “Politikat e pa barabarta për t’u qasur në subvencione, kushtet ekstreme të pa favorshme dhe procedurat e vështira për të marrë kredi në bankat komerciale, kanë bërë që të lulëzojnë biznesi i zi “fajdeve”. Istogu thotë se BQK-ja, në vend që të mbrojë politikat financiare të kredimarrësve (qofshin biznese apo ekonomi familjare) është nën ndikimin bankave komerciale , institucioneve mikrofinanciare.”Bankat në Kosovë, edhe pse vendi më i varfër kanë shënuar fitimet më të mëdha sesa në shumicën e vendeve tjera evropiane ku kanë të njëjtën veprimtari”, ka theksuar ai.

“Sipërmarrjet e rëndomta kanë pësuar shumë që nga viti 2002 dhe gradualisht këtyre sipërmarrjeve u është vështirësuar puna dhe biznesi, sepse mafio-oligarkët dhe politikanët e haraçit nuk i kanë lejuar këto sipërmarrje të marrin frymë dhe ka nga ato që s’kanë pasur alternativë tjetër, saqë është dashur t’ua ‘lagin fytin’ me para, në mënyrë që bizneset e tyre të kenë sukses jo vetëm në tregun kosovar, por edhe jashtë vendit”, ka theksuar për gazetën “Kosova Sot” Dardan Grapci

Grapci: Kompanitë private mezi po e mbijetojnë tregun

Ekonomisti Dardan Grapci për “Kosova Sot” thotë se e ardhmja ekonomike e vendit është marrë peng nga mafio-oligarkët e nëntokës kriminale dhe politikanët e lidhur me këto biznese kriminale.”Sipërmarrjet e rëndomta kanë pësuar shumë që nga viti 2002 dhe gradualisht këtyre sipërmarrjeve u është vështirësuar puna dhe biznesi, sepse mafio-oligarkët dhe politikanët e haraçit nuk i kanë lejuar këto sipërmarrje të marrin frymë dhe ka nga ato që s’kanë pasur alternativë tjetër, saqë është dashur t’ua lagin fytin me para në mënyrë që bizneset e tyre të kenë sukses jo vetëm në tregun kosovar, por edhe jashtë vendit”. Ndaj sipas Grapcit është bërë problem për shumë biznese dhe shumë individ për të hapur një biznes apo për të bërë biznes shkaku i nëntokës kriminale, të cilët me të marrë vesh se dikush po ka sukses në biznesin e tij, atij fillojnë që t’i kërkojnë haraç. “Shkaku kryesor i gjithë kësaj është mossundimi i ligjit në Kosovë dhe fajet kryesor i ka gjyqësori dhe hetuesia”, është shprehur ai. “Marrja e parave me fajde nga qytetarët e Kosovës në këto vitet fundit ka rënë ndjeshëm, por edhe paratë me “fajde” janë bërë shkas i nxitjes së konflikteve mes individëve të ndryshëm, por edhe shkas për mbylljen e bizneseve”, është shprehur ai.

(Kosova Sot)