Kosova para protestave të vërteta

Protestat të cilat u mbajtën ditëve të fundit, çuan edhe në largim ministrin për Kthim dhe Komunitete, Aleksandër Jabllanoviq, pas fjalëve fyese që i bëri nënave gjakovare. Mirëpo, protestat do të vazhdojnë edhe më tutje, pasi që kërkesa e dytë e protestuesve nuk është realizuar, ajo për mbrojtjen e “Trepçës”.
Analistët politik, kanë vlerësuar se protestat që kanë qenë deri më tani, e veçmas thirrjen për shkarkimin e Jabllanoviqit, se ishin një pretekst, pasi që sipas tyre, problemi kryesor i Kosovës nuk ka qenë Jabllanoviqi, por ai ka qenë vetëm shkaku që të mblidhen mijëra protestues.
Artan Muhaxhiri, ka thënë për “Zëri”, se kërkesa për shkarkimin e Jabllanoviqit, ka qenë siç e quajti ai, një lloj fitili, i cili ka ndezë gjithë atë pakënaqësi ekzistuese në Kosovë. Sipas tij, grumbullimi i madh i problemeve jetësore ka bërë që kosovarët të jenë të gatshëm që të protestojnë edhe për ndonjë shkak për të cilin sipas Muhaxhirit, ndoshta nuk do të kishin protestuar në mënyrë të tillë sikur të mos kishin ekzistuar këto probleme me të cilat ballafaqohen.
“Prandaj edhe i gjithë akumulimi i pakënaqësive ka bërë që të mjaftoj edhe një shkak si Jabllanoviqi për t’a krijuar një protestë ashtu edhe siç ishte. Mirëpo, çështja është se me largimin e Jabllanoviqit nuk janë larguar edhe të gjitha problemet e mëdha, por në fakt tash do të kemi një ballafaqim të serishëm me to kur ta analizojmë çështjen e punësimit apo kur qytetarët fillojnë t’i paraqesin kërkesat siç është punësimi, sundimi i ligjit e kështu me radhë. Pra, Kosova ka shumë probleme të cilat disa prej të cilave mund të zgjidhen me presion special e disa të tjera zgjidhen vetëm e vetëm përmes planifikimeve racionale dhe bashkëpunimeve të ndryshme”, ka deklaruar Muhaxhiri për “Zëri”, i cili shtoi se “ Jabllanoviq ka qenë një shkak i cili e ka nxitë një protestë të tillë, por edhe po të mos kishte qenë problemi i Jabllanoviqit, unë mendoj se prapë se prapë do të gjendej një arsye tjetër për të protestuar në mënyrë masive, sepse vërtetë qasja e institucioneve ndaj problemeve të qytetarëve është e tillë që i injoron këto probleme, prandaj edhe ky injorim e rrit edhe pakënaqësitë kolektive”.
Po ashtu edhe Imer Mushkolaj, thotë se Jabllanoviqi, ka qenë shkas që qytetarëve t’iu zgjohet ndjenja e protestës.
Sipas tij, kjo gjë nuk do të mund të ndodhte po që se ministri për Kthim dhe Komunitete do të ishte shqiptar.
“Nuk besoj se do të ndodhte kështu po që se ministri i Kthimit do të ishte shqiptar, mirëpo, kjo qenia serbe e tij, vetëm sa e shtoi dozën e reagimit edhe të kërkesave për largimin e tij. Pajtohemi të gjithë se Jabllanovi nuk ishte problemi më i madh i Kosovës, por, duket se qytetarët e gjetën si arsye të mjaftueshme atë për të dalë në rrugë, ndërkohë që për qindra probleme të tjera absolutisht asnjëri, nuk e gjen fuqinë që të organizoj asnjë protestë sa më masive”, ka deklaruar Mushkolaj për “Zëri”.
Sipas tij, qytetarët duhet të vazhdojnë protestën edhe më tutje.
“ Ndërkohë që unë mendoj se qytetarët duhet të vazhdojnë protestat për shkak se kanë shumë arsye edhe problemet me të cilat do të përballet vendi, në fakt problemet në të cilat po përballet dhe do të vazhdoj të përballet vendi, nën një është zhvillimi ekonomik, nga i cili pastaj derivohen edhe shumë probleme të tjera, ndër të cilët është edhe migrimi shumë i madh i njerëzve, migrimi masiv i njerëzve drejt Evropës Perëndimore”, është shprehur ai.
Mushkolaj ka shtuar se arsyeja përse qytetarët duhet të protestojnë është se kanë humbur fare besimin tek institucionet e vendit. Madje sipas tij, qytetarët as që presin që të rregullohet diçka në aspektin ekonomik dhe social.
“Pra, ata jo që nuk besojnë se tash për një kohë të shkurtër ta zëmë papunësia do të mund të zbutet, apo krimi i organizuar dhe korrupsioni, por ata nuk besojnë se as në një të ardhme do të mund të ndodhë një gjë e tillë dhe për këtë shkak kanë zgjedhur Evropën Perëndimore për të vazhduar jetën atje dhe për t’i siguruar fëmijëve një të ardhme sa më të mirë”, është shprehur ai.
Mushkolaj, po ashtu ka fajësuar ekzekutivin për largimin e kosovarëve. Sipas tij, Qeveria duhet të bëj diçka më konkrete dhe jo vetëm të dalë me deklarata se të mos largohen nga Kosova.
“Nuk mjafton që as kryeministri, zëvendëskryeministri e as zyrtarët e tjerë, udhëheqësit qeveritar të thonë ose t’ju bëjnë thirrje qytetarëve që mos ikni nga Kosova, ndërkohë që nuk iu ofrojnë asnjë argument apo fakt se ata e kanë vërtetë seriozisht realizimin e të paktën një pjese shumë të vogël të premtimeve që i kanë dhënë. Kështu që në këtë rast ata po tregohen hipokrit, për shkak se sot nuk mund t’i ndalosh njerëzit që të largohen nga vendi ndërkohë që nuk iu ofron asgjë për të qëndruar në vendin e tyre. Kështu që thirrjet për mos largim nga Kosova të qytetarëve duhet që t’i shoqërojnë apo t’i zëvendësojnë vërtetë me veprime konkrete që do të bënin që qytetarët të cilat tashmë kanë ndarë mendjen që të largohen nga Kosova ose mendojnë të largohen, thjeshtë mund të gjejnë veten në atë që shteti do ta bëj për ta”, ka deklaruar Mushkolaj.
Për ekspertin e Evropës Juglindore në institute të ndryshme evropiane Jon Leka, protetstat ishin shkëmbakulli (Iceberg), maja që ekspozoi dhe bëri të dukshme dendësinë e anomalive të tepërta që shoqërojnë jetën e qytetarit të Kosovës.
“Shumica e thonë të njëjtën: vetëm aparati shtetëror funksionon sepse për të kujdesen të huajt dhe ata që përfitojnë personalisht. Asgjë tjetër. Andaj gjithë ata që nuk e pranojnë realitetin kosovar kapeshin për majës, për “Trepçën” dhe Jabllanoviçin, të cilët ishin dhe janë vetëm simbolet kumtuese të situatës së padurueshme”, është shprehur Leka.
Madje Leka shprehet kategorik edhe rreth veprimeve që duhet t’i bëjë qeveria.
“Isa Mustafa duhet ose të marrë situatën në dorë ose të tërhiqet, ndryshe ai merr përgjegjësi me afekte që çojnë detyrimisht Kosovën në tavolinën e atyre që i pengojnë kosovarët. Ai dhe qeveria e tij shumë shpejtë duhet të rikonfigurojnë mençur dhe djallëzisht relacionin me instancat ndërkombëtare rreth dialogut serbo shqiptar. Kushtëzimet serbe në politikën e brendshme të vendit duhet të ndaleshin qysh dje. Qeveria duhet të flas direkt me ikësit, të papunët, me shtresat e viktimizuar në rrugë, ndërmjet mediave shihet dhe konkretisht. Isa Mustafa duhet të hap platformën e konsultimeve intensive me opozitën, sindikatat, organizatat, duhet t’i ftojë intelektualët për konsultime dhe ta heq nga vetja atë çik arrogance intelektuale që e bën “dubioz” për masat. Të gjithë janë të nevojshëm. Qeveria që injoron këtë është kot”, është shprehur Leka, i cili shtoi se Qeveria e Kosovës duhet të marrë masat e duhura, në të kundërtën, sipas tij, durimi i qytetarëve as që mund të kërkohet.
“U bë si gjatë pa indikacione që të kallëzonin se bëhen reforma të dukshme në kulturë, arsim, prodhim, gjyqësi, polici, siguri, në burokracinë që