ARKATANA

Kosova pa perspektivë në BE

/ 4 minuta lexim
FIDANISHTJA

Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj ka ngritur alarmin lidhur me integrimin e vendit në Bashkimin Evropian, duke thënë se e ka siguruar një draft të strategjisë për zgjerim të BE-së, në të cilin Kosova nuk i ka punët aspak mirë, shkruan sot Gazeta ‘Zëri’.

Në anën tjetër deputetët opozitarë, si dhe njohësit e çështjeve të integrimit në BE fajësojnë partitë në pushtet se po tregojnë papjekuri për të qenë anëtarë të denjë në BE derisa vendi nuk i zbaton marrëveshjet ndërkombëtare, si dhe tenton t’i shmanget drejtësisë ndërkombëtare

Kosovës ende nuk i është caktuar një afat kohor se kur mund të anëtarësohet në Bashkimin Evropian, përderisa e kundërta po ndodh me shtetet fqinje.

Për më tepër, Kosova nuk ka përfituar ende nga procesi i liberalizimit të vizave me BE-në si pasojë e vonesave me ratifikimin e Demarkacionit me Malin e Zi, si dhe me dështimin në luftimin e korrupsionit e të krimit të organizuar.

Numri dy i Qeverisë së Kosovës, ish-ministri i Jashtëm Enver Hoxhaj, në mbledhjen e fundit të Qeverisë ka shprehur shqetësimet e tij në lidhje me anëtarësimin e Kosovës në BE. Hoxhaj ka pretenduar se ka siguruar një draft të strategjisë për zgjerim të Bashkimit Evropian, në të cilin Kosova nuk i ka punët aspak mirë.

Megjithatë, zyrtarët e Bashkimit Evropian kanë vendosur vitin 2025 si afat për fillimin e procesit të zgjerimit, që përfshin Serbinë, Malin e Zi, Maqedoninë, Shqipërinë, Bosnjën dhe Kosovën për t’iu bashkuar këtij Unioni, po Kosovës nuk i janë caktuar kushte dhe afate kohore se kur do të jetë i mundur një anëtarësim i tillë, shkruan tutje ‘Zëri’.

Në anën tjetër deputetët opozitarë, si dhe njohësit e çështjeve të integrimit në BE fajësojnë partitë në pushtet se po tregojnë papjekuri për të qenë anëtarë të denjë në BE derisa nuk i zbaton marrëveshjet ndërkombëtare, si dhe tenton t’i shmanget drejtësisë ndërkombëtare. Ata madje fajësojnë edhe ish-ministrin Hoxhaj për dështimin e vendit që një të ardhme jo të largët të bëhet pjesë e BE-së, njëjtë si vendet fqinje.

Hidromorava

Hoxhaj: Kosova nuk i ka punët mirë në rrugën drejt BE-së

Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj gjatë mbledhjes së fundit të Qeverisë ka thënë se ka siguruar një draft të strategjisë për zgjerim të Bashkimit Evropian, në të cilin Kosova nuk i ka punët aspak mirë.

“Vetëm për Kosovën nuk ofrohen as kushte, as afate kohore, andaj ne rrezikojmë që zbatimin e MSA-së ta shohim vitin e ardhshëm si një proces të njëanshëm”, ka thënë Hoxha.

Ai gjithashtu ka theksuar se përderisa për Serbinë e Malin e Zi janë paraparë afate të qarta drejt anëtarësimit në BE, për Kosovën nuk ka ndodhur një gjë e tillë. “Për Kosovën nuk thuhet e njëjta gjë. Nëse ne i përmbushim kriteret e brendshme dhe e zbatojmë MSA-në, shtrohet pyetja: Në çfarë forme do të shpërbleheshim?”, deklaroi zëvendëskryeministri i Kosovës.

Matoshi: Anëtarësimi në BE varet edhe nga rrethanat politike ndërkombëtare

Këshilltari për medie i kryeministrit Ramush Haradinaj, Halil Matoshi, ka thënë për “Zërin” se Kosova ka filluar të zbatojë marrëveshjen e parë kontraktuale me BE-në. Sipas tij, anëtarësimi i Kosovës në BE varet edhe nga rrethanat politike ndërkombëtare. “Kosova që nga dita e parë ka filluar zbatimin e plotë të MSA-së, pastaj është duke u punuar edhe për sundimin e ligjit, si dhe në aspekte të tjera. Kështu që Kosova duhet t’i kryejë punët e veta, detyrat e shtëpisë. Se kur do të jetë anëtare apo se kur do të mbajë statusin e vendeve kandidate, si dhe të anëtarësohet në BE, kjo nuk do të varet gjithmonë nga Kosova, por edhe nga rrethanat politike e ndërkombëtare”, ka thënë ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.