Kosova, oazë e krimit
Analistë dhe njohës të fushës së drejtësisë thonë se drejtësia kosovare nuk është përballur me krimin e organizuar dhe korrupsionin, pra gjyqësori nuk e ka luftuar krimin e organizuar dhe duke mos qenë efikas në luftën kundër krimit të organizuar. Kosova sikur në njëfarë forme është bërë ‘oazë’ e krimit të organizuar, derisa, sipas tyre, drejtësi të mirëfilltë nuk do të ketë kurrë, përderisa ka ndërhyrje nga lart, nga jashtë dhe për anash, prandaj reformimi dhe pavarësimi i gjyqë- sorit, siç kanë thënë, duhet të jetë prioritet mbi të gjitha prioritete e tjera, për të cilat ka nevojë Kosova.
DREJTËSIA E NËPËRKËMBUR DHE E SUNDUAR NGA OLIGARKËT
“Kur drejtësia i shërben politikës dhe pushtetit, atëherë ajo pashmangshmërisht shndërrohet në matrapaze e së drejtës dhe e ligjit, pra ajo bën shitblerjen e së drejtës, duke ia dhënë të drejtën “porosisë” së politikës dhe politikanëve, si dhe atyre të cilët paguajnë më shumë”, ka theksuar analisti Skënder Kapiti
Gjykatat dhe prokuroritë, nën dirigjimin e politikës dhe klaneve
Analistë dhe njohës të fushës së drejtësisë thonë se drejtësia kosovare nuk është përballur me krimin e organizuar dhe korrupsionin, pra gjyqësori nuk e ka luftuar krimin e organizuar dhe duke mos qenë efikas në luftën kundër krimit të organizuar. Kosova sikur në njëfarë forme është bërë ‘oazë’ e krimit të organizuar, derisa, sipas tyre, drejtësi të mirëfilltë nuk do të ketë kurrë, përderisa ka ndërhyrje nga lart, nga jashtë dhe për anash, prandaj reformimi dhe pavarësimi i gjyqë- sorit, siç kanë thënë, duhet të jetë prioritet mbi të gjitha prioritete e tjera, për të cilat ka nevojë Kosova.
Analisti Shefqet Dibrani, në një prononcim për gazetën “Kosova Sot”, ka thënë se sistemi i drejtësisë është kritikuar shumë, madje në të gjitha raportet për Kosovën është theksuar se sistemi i drejtësisë është larg nevojave të kohës, dhe është radhitur si pjesa më e dobët e sistemit qeverisës, derisa së këndejmi BE-ja ka kërkuar rend dhe ligj dhe luftimin e korrupsionit, d.m.th., siç tha, para se ne ta marrim vesh shkallën e lartë të korrupsionit bashkësia ndërkombëtare vazhdimisht Kosovës ia ka tërhequr vërejtjen. “Ndërsa sistemi i drejtësisë nuk mund të reformohet pa vullnetin e sistemit politik. Por, kur ky mekanizëm reformohet dhe pavarë- sohet bëhet kujdestare e politikës dhe e të gjithë mekanizmave që e bëjnë shtetin shtet. As sistemi i drejtësisë, por as politika kaq e korruptuar nuk kishte rënë deri në këtë nivel po sikur të mos bashkëpunonin në mes vete. Përndryshe, drejtësi të mirëfilltë nuk do të ketë kurrë, përderisa ka ndërhyrje nga lart, nga jashtë dhe për anash, prandaj reformimi dhe pavarësimi i gjyqësorit duhet të jetë prioritet mbi të gjitha prioritete e tjera për të cilat ka nevojë Kosova”, ka vijuar ai.
Sistemi i shantazhuar
Dibrani ka nënvizuar se për t’u shkapur drejtësia nga politika, fillimisht duhet pasur vullnet reciprok, pastaj reformat e thella në të dy palët dhe miratimi i ligjeve që kontrollojnë drejtësinë dhe performancën e personelit që ndanë drejtësi. ” Por, një drejtësi e mirëfilltë me gjithë këto shantazhe të politikës dhe grupeve të interesit nuk mund të funksionojë, prandaj si rezultat i këtij mentaliteti ne e kemi këtë gjendje kaq të degraduar dhe të rëndë në sistemin e drejtë- sisë. Pra, kjo gjendje është bërë alarmante, të paktën disa kandidatë për deputetë u shprehën se drejtësia ka nevojë për një trajtim ndryshe, por u tha se për t’u reformuar e pavarësuar duhet edhe vullneti i politikes”, ka shtuar Dibrani.
Më tej, ai ka veçuar se sistemi i drejtësisë është i shantazhuar, aty- këtu i kërcënuar, por nuk mund ta përjashtojmë, siç tha, se është edhe pjesë e krimit të organizuar, pasi një pjesë e prokurorëve, gjyqtarëve dhe avokatëve janë bërë shumë të pasur, madje në një afat rekord, ka theksuar ai. Ndërsa sa i përket asaj se përse thuajse asnjë prokuror i Prokurorisë Speciale nuk ka guximin të hapë raste për mafio- oligarkët e lidhur me politiken, e të cilët dyshohet se po e zhvatin shtetin për më shumë se një dekadë, Dibrani në këtë drejtim thotë se ‘Psenë’ e kemi vështirë ta gjejmë, porse është implikuar në krim e kriminalitet i gjithë segmenti i drejtësisë, duke mos përjashtuar as faktorin ndërkombëtar nuk ka dyshim. “Në këto rrethana shtrohet pyetja nëse ne i kemi kryer si duhet detyrat tona, karshi situatës dhe nevojave që ka vendi”, potencoi ai.
Drejtësia në pazar
Analisti tjetër Naim Kelmendi thotë se drejtësia nuk është përballur me krimin e organizuar dhe korrupsionin, pra gjyqësori nuk e ka luftuar krimin e organizuar dhe, duke mos qenë efikas në luftën kundër krimit të organizuar, Kosova sikur në njëfarë forme është bërë oazë e krimit të organizuar, prandaj, siç tha, kjo nënkupton përmasa shqetësuese për shoqërinë, derisa nga drejtësia nuk luftohet më fuqishëm krimi i organizuar. “Kjo përbën mosefikasitetin e drejtësisë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit gjithashtu, ngase ky sistem drejtësie është i kapur dhe i shantazhuar nga politika e inkriminuar, kështu që për më shumë se një dekadë gjyqësori jo që nuk e ka luftuar krimin, por me këtë neglizhencë sikur i ka krijuar hapësirë të mjaftueshme veprimtarisë së krimit të organizuar që në krye të institucioneve të shtetit e të shtrirë edhe në segmente të tjera të shoqërisë, duke mbetur kështu pengesë e vetë zhvillimeve dhe demokratizimit të saj”, ka potencuar Kelmendi. “Pra, më se një dekadë e më shumë në Kosovë nuk po mund të funksionojë shteti i së drejtës dhe sundimi i ligjit me një gjyqësor e prokurori të pandikuar e të pakontrolluar nga politika dhe mafiooligarkët e politikës”, theksoi për gazetën “Kosova Sot” analisti Naim Kelmendi.
Matrapazët e ligjit
Analisti Skënder Kapiti ka veçuar se në Kosovë realisht, përderisa keqfunksionon ligji, drejtësia dhe demokracia, ajo me të vërtetë është bërë oazë ku vegjeton krimi, pasi pra, ka degraduar sistemi, derisa, sipas tij, politika dhe drejtësia në Kosovë janë lidhur pazgjidhshmërisht si marrëdhënie simbiotike, bashkëjetese reciproke krimi, padrejtësie dhe korrupsioni, ku, siç tha, politika zgjedh të paaftët, të korruptuarit, servilët dhe mercenarët nëpër gjykata dhe në prokuroritë e sistemit të drejtësisë, me qëllim se ata janë militantët më të devotshëm për t’i shërbyer politikës, pastaj drejtësia e këtyre farë juristësh si “dëmshpërblim” i kërkon politikës dhe politikanëve, mbrojtjen politike dhe kusurin, që është liria, e drejta, veprimi e vendimmarrja e tyre për të përfituar dhe për të spekuluar edhe ata me ligjin për favore dhe përfitime personale, duke u bërë kështu politika dhe drejtësia bashkëpronarë të ligjit, të spekulimit dhe të korruptimit me të. “Pra, kështu politika dhe drejtësia bëjnë vetëgjyqësinë dhe ç’të duan me ligjin. Problemi më i madh për shqiptarët është politika dhe drejtësia. Ndërsa shqiptarët e kanë fituar tashmë Lirinë dhe Pavarësinë Kombëtare, Kosovën shtet, por sot përballjen më të madhe dhe më të vështirë e kanë me lirinë politike, me ligjin civil dhe me krimin e korrupsionin e politikës dhe të drejtësisë, dhe krimi, korrupsioni e padrejtësia në shtet janë kërcënuesit më të mëdhenj të shtetit dhe të sovranitetit të individit, shoqërisë”, u shpreh Kapiti. “Lufta për lirinë politike dhe për fitoren e drejtësisë, për ndërtimin e shtetit ligjor po na del një betejë shumë e vështirë për t’u fituar. Drejtësia në Kosovë, si rezultat i kësaj simbioze të saj me politikën, ajo është kapur edhe nga politika, edhe nga krimi e korrupsioni i vetes së saj. Kur drejtësia i shërben politikës dhe pushtetit, atëherë ajo pashmangshmërisht shndërrohet në matrapaze e së drejtës dhe e ligjit, pra ajo bën shitblerjen e së drejtës duke ia dhënë të drejtën “porosisë” së politikës dhe politikanëve, si dhe atyre të cilët paguajnë më shumë”, ka theksuar analisti Kapiti./kosova sot/


