ARKATANA

Kosova nuk siguron bukën, as këtë vit

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Kosova as gjatë këtij viti nuk do të arrijë t’i plotësojë nevojat e popullatës për ushqim nga rendimentet e grurit. Sipas fermerëve në terren, Federatës Sindikale të Bujqve të Kosovës, këtë vit rendiment do të ketë vetëm për 30 për qind të nevojave të qytetarëve.

Kurse nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, kanë thënë se pa përfunduar korrje-shirjet nuk mund të japin shifra të sakta.

KKVITI

Ndryshe, fermerët dhe Sindikata, po ankohen për farë jocilësore të furnizuara nga autoritetet e Kosovës.

Këta të fundit madje thonë se MBPZHR-ja, po subvencionon edhe mijëra hektarë tokë të cilat nuk u mbollën asnjëherë me grurë./zeri/