FIDANISHTJA

Kosova nuk përfshihet në agjendën e takimit të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës, nuk do të shqyrtojnë aplikimin e Kosovës për tu anëtarësuar në këtë organizatë as në mbledhjen që do të mbahet këtë javë.

Kështu kanë konfirmuar për Telegrafin nga zyra për media e Këshillit të Evropës.

Të pyetur nëse do të jetë Kosova pjesë e agjendës së Komitetit të Ministrave në një përgjigje me shkrim kanë thënë se “nuk mund ta konfirmojnë këtë”.

“Jo, nuk mund ta konfirmoj këtë. Nuk është në rendin e ditës”, thuhet në përgjigjen e Këshillit të Evropës për Telegrafin.

Takimi i Komitetit të Ministrave pritet të mbahet të premten më 17 maj.

Ministrat e Punëve të Jashtme të 46 vendeve anëtare të Këshillit të Evropës do të mbajnë sesionin e tyre vjetor më 17 maj 2024, në kuadër të 75-vjetorit të Organizatës.

ARKATANA

Agjenda do të përfshijë masat që KiE-ja po vazhdon të marrë në përgjigje të agresionit të plotë të Federatës Ruse kundër Ukrainës, zbatimin e Deklaratës së Rejkjavikut (miratuar në Samitin e Kryetarëve të Shteteve dhe Qeverive në 2023) dhe miratimin të një Konvente Kuadër për Inteligjencën Artificiale, të Drejtat e Njeriut, Demokracinë dhe Shtetin e Ligjit.

Lidhur me procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës dhe kërkesat për Asociacionin e komunave me shumicë serbe është deklaruar ditë më parë dhe kryeministri Albin Kurti.

Kryeministri në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës ka thënë se Qeveria nuk e pranon kushtëzimin e anëtarësimit në Këshill të Evropës me Asociacionin.

“Qeveria nuk e pranon kushtëzimin e anëtarësimit në Këshill të Evropës me Asociacionin. Për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë bisedojmë në Bruksel e jo në Strasburg”, tha Kurti.

Ai ka thënë se pavarësisht votimit pozitiv nga asambleja e KiE në prill të këtij viti që Komiteti i Ministrave ta ftoj Kosovën të bëhet anëtare e plotë, në këto javët e fundit janë përballur me një kusht të ri që sipas kryeministrit nuk ka të bëjë aspak me standardet e anëtarësimit në këtë organizatë./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.