Fundamenti

Kosova nuk ndihet e kërcenuar prej ndarjeve

/ 3 minuta lexim
FITORJA

Kërcënimet e zyrtarëve serbë për ndarje të Kosovës nuk e trembin shumë zëvendëskryeministrin Hajredin Kuçi.

Ai mendon që Kosova nuk ndihet e kërcënuar, pasi që ka partneritet me bashkësinë ndërkombëtare, ndërkohë që nuk ka lënë pa kritikuar politikën e vjetër të Serbisë që i ka dalë problem edhe me NATO-n.

Zv/kryeministri Kuçi pas mbledhjes së ekzekutivit të vendit ka thënë se Kosova është e vërtet që ka qenë një shekull e kërcënuar prej Serbisë, e kërcënuar me gjenocid dhe pastrim etnik dhe zërat e që kanë qenë edhe në atë kohë, përafërsisht janë edhe sot.

Por, sipas tij, Kosova nuk ndihet e kërcënuar, pasi ka partneritet të fuqishëm me NATO-n dhe Serbia në këtë drejtim do të jetë e kujdesshme.

“Kosova nuk ndihet e kërcënuar se ka partneritet të fuqishëm me NATO-n, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me BE-në, përkundrazi jam i bindur që Serbia ka mentalitetin e atyre viteve ku i ka dalë edhe punë edhe NATO-s me ta. Unë jam i bindur që do të jenë të kujdesshëm, përndryshe, jo vetëm Kosova, me një logjikë të tillë tërë rajoni është i kërcënuar nëse nuk ka ndërhyrje dhe mbrojtje ndërkombëtare”, ka theksuar Kuçi.

FIDANISHTJA

Madje, ai ka shtuar se Kosova nuk kontribuon për ndarje të reja, sepse siç thotë ai, çdo ndarje gjeneron në kriza të reja dhe ndikojnë në stagnimin e proceseve integruese.

Kuçi ka thënë se pasi të implementohen ato që janë arritur deri më tani, do të vazhdohet me dialog të mëtutjeshëm. Sipas tij, implementimi garanton cilësi, seriozitet dhe garanton që është punuar diçka dhe mund të punohet tani.

Për më tepër, ai ka shtuar se do të dialogohet me qytetarët serbë të veriut, por sipas tij qëllimi është implementimi i pakos së Ahtisaarit.

“Qytetarët serbë që jetojnë në pjesën veriore nuk janë dhe nuk do të kenë asnjë pengesë për shkak të reflektimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Ata janë qytetarët tanë, ne ata i mbrojmë, për ata kujdesemi për ata tentojmë që të jemi atraktivë. Jemi të gatshëm që të bisedojmë me ta, të dialogojmë me ta, por qëllimi kryesor është implementimi i pakos së Ahtisaarit, ligjeve tona dhe mundësitë tona për një zhvillim socio-ekonomik dhe heqjen dhe zaptimit të kriminelëve që është në atë pjesë”, ka thënë ai.

Në mbledhjen e kabinetit qeveritar sot është marrë vendim për ndryshimin dhe plotësimin e Projektligjit për lëshimin e letërnjoftimeve biometrike dhe është miratuar propozim-vendimi për themelimin e Grupit Punues Ndërministror për ballafaqimin me të kaluarën dhe pajtimin. /kosovapress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.