Fundamenti

Kosova “nuk llogaritë” në yjet

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), gjatë mbledhje së mbajtur të martën, ka diskutuar edhe për futbollistë kosovar që aktivizohen në përfaqësuese të ndryshme europiane.

FFK ka vendosur që për momentin mos t’i shqetësoj yjet e saj, derisa selektorit Albert Bunjaku i mbetet që ta formoj ekipin sipas synimeve dhe programit.

“KE ka diskutuar edhe për çështjen e futbollistëve që aktualisht luajnë për përfaqësuesit e ndryshme të Evropës, dhe konsideron se në asnjë mënyrë nuk duhet të dëmtohen interesat e këtyre futbollistëve në këtë fazë. Ndërsa, selektorit i mbetet që ai vet të bëjë përzgjedhjen e lojtarëve për përfaqësuesen e Kosovës, sipas synimeve dhe programit të tij”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Eco Higjiena

Ditë më parë yjet si Xherdan Shaqiri e Granit Xhaka, të cilët luajnë për Zvicrën, kanë deklaruar se do të jenë të gatshëm t’i bashkohen Kosovës, kur kjo e fundit të pranohet në FIFA.

Ndeshjen e parë miqësore Kosova do ta luaj me 5 mars jashtë vendit. Kurse, ende nuk është vendosur se kush do të jetë kundërshtar i ekipit kosovar.