Fundamenti

Kosova nuk ka projekte për investitorët e jashtëm

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Partitë politike në Kosovë e kanë vënë si prioritet zhvillimin ekonomik, në kuadër të premtimeve që po ndodhin në prag të zgjedhjeve të përgjithshme të paralajmëruara për sivjet. Kështu vlerëson në një intervistë për REL, Naim Gashi, profesor i Makroekonomisë në Fakultetin e Teknologjisë Ushqimore në Universitetin e Mitrovicës. Ai vlerëson se ekzistojnë mundësitë për kthimin e mjeteve në Kosovë, për themelimin e fondit për punësim.

“Këtu duhet të bëhet kthimi i mjeteve që janë grumbulluar nga procesi i privatizimit, por jo edhe kthimi i mjeteve të grumbulluara nga Trusti i kursimeve pensionale, për arsye se ai është një fond relativisht i ndjeshëm dhe ka refleksione shumë të mëdha shoqërore, politike, por edhe kundërshti të tjera. Sa i përket resurseve financiare, unë mendoj se ato ekzistojnë – jo vetëm resurset e brendshme, siç janë fondet e privatizimit, ato të Trustit të kursimeve pensionale, depozitat e qytetarëve, mirëpo mundësi të mëdha financimi ekzistojnë, por kryesisht varet se sa shteti, bizneset dhe qytetarët janë të gatshëm që të prodhojnë projekte serioze, të cilat mund t’i inkurajojnë investitorët për të investuar”, thotë Gashi.

Mobi Casa

Megjithatë ai nuk i sheh problem burimet e financimit. “Fatkeqësisht, as qeveria, as bizneset dhe as qytetarët nuk janë në nivelin e dëshiruar të detyrës për të hartuar projekte serioze për investitorët e jashtëm. Ne vetëm nga IBRD-ja kemi projekte dhe fonde, të cilat presin për muaj ndoshta edhe vite me radhë për t’u kapitalizuar në Kosovë, mirëpo në mungesë të projekteve investive, ato mjete ende nuk janë alokuar. Këtu nuk duhet përjashtuar edhe sektorin privat, për arsye se me anëtarësimin e Kosovës në këto organizata, edhe entitetet private, ato publike, po edhe ato shtetërore kanë mundësi aplikimi në këto fonde dhe në këto kredi, mirëpo varet kryekëput nga projektet sa janë bindëse për investitorët”, ka thënë Gashi.

Ai më tej e vlerëson si pozitiv faktin që të gjitha partitë politike në Kosovë e kanë vendosur ekonominë si prioritetin numër një nacional. “Tani të gjitha partitë politike e kanë kuptuar se interesi kryesor i qytetarëve të Kosovës është ekonomia dhe zhvillimi, dhe të gjitha ato e kanë vendosur në vend të parë, si prioritet. Unë mendoj se Kosova ka kapacitete të mëdha, qofshin ato natyrore, humane, ne kemi një territor të vendit që shtrihet në një gjerësi të madhe gjeografike. Kemi basenin e Kosovës, në të cilin kemi pasuri shumë të mëdha të thëngjillit, të linjitit, mandej kemi miniera dhe minerale, kemi një tokë shumë të mirë bujqësore, kemi kapacitete turistike. Do të thotë kemi një fuqi punëtore relativisht të profesionalizuar, kemi fuqi punëtore me kapacitete të mëdha, për arsye se shumica e popullatës janë të rinj, dhe në këtë drejtim unë mendoj se ka potenciale shumë të mëdha. Mirëpo, do të varet nga klasa politike dhe nga shoqëria, në përgjithësi, se sa do të arrijmë që t’i aktivizojmë këto resurse në dobi të zhvillimit ekonomik të vendit”, thotë Gashi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.