United Hospital

Kosova nuk ka opozitë të mirëfilltë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kryetari i Degës së PDK-së në Klinë, njëherësh kryetar i kësaj komune, Sokol Bashota, ka thënë se koalicioni i dy partive të mëdha padrejtësisht në këtë mandat është penguar nga opozita, e cila nuk i ka dhënë mundësi këtij koalicioni t’i plotësojë pritshmëritë e qytetarëve.

Në këtë intervistë për gazetën “Epoka e re”, Bashota ka thënë se Kosova nuk ka opozitë të mirëfilltë. Ai ka vlerësuar se demarkacioni me Malin e Zi dhe asociacioni i komunave serbe duhet të debatohen në nivel ekspertësh, qofshin ata nga subjektet politike apo të pavarur, kurse politika t’u nënshtrohet veprimeve profesionale.

Bashota ka thënë se PDK-ja do të vazhdojë të jetë forca më e madhe politike edhe pas dy palë zgjedhjeve të ardhshme që do të mbahen, lokale dhe parlamentare.

Hidromorava

Ai e ka lënë mundësinë e hapur për të qenë edhe një mandat tjetër në krye të Komunës së Klinës. Në këtë intervistë, Bashota ka folur edhe për zhvillimet në PDK.

Ai ka thënë se Hashim Thaçi e kishte mbështetës të fortë Kadri Veselin, por sot kryetarit Veseli i mungon një Kadri Vesel.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.