RCCOLA

Kosova nuk ka krijuar asnjë politikë nacionale, kurse Serbia s’ka ndryshuar asnjëherë

/ 4 minuta lexim

Nga Daut Dauti – Vuçiqi e akuzon Britaninë e Madhe për aksionin e Policisë së Kosovës në veri dhe thot:” Nuk lejoj të më bëjnë budalla”. Gazetat e Evropës shkruajnë: “Borrellit po ia shkruan Beogradi postimet në Twitter”. Shefi i UNMIK-ut, Zahir Tanin, flet sikur të ishte zëvendës i Sheshelit.Serbia çdo ditë e kërcënon Kosovën me invazion ushtarak.

Megjithatë, bota i mbyllë sytë dhe gojën. Këtë e bënë pa marrë parasyshë që në Beograd nuk ka ndryshuar politika. Pa marrë parasyshë që Beogradi është bombarduar mu për këtë arsye. Pa marrë parasyshë se vendimet e një gjykate të Beogradit për dënimin e Bill Clinton-it, Wesley Clarck dhe tjerëve janë ende në fuqi. Pa marrë parasyshë edhe faktin se serbët para pak viteve i dogjën ambasadat e Perëndimit në Beograd. Pjesa më e madhe e mediave të Beogradit është plot urrejtje ndaj Perëndimit dhe plot dashuri ndaj Rusisë.Të ‘mençurit’ tanë i dëgjon shpesh duke thënë:’Beogradi po e vazhdon politikën e Millosheviqit’.

Kjo nuk është e vërtetë. Millosheviqi nuk ka qenë zbulues e as zbatues i parë i kësaj politike. Kjo politikë e Serbisë ndaj shqiptarëve ekziston që nga periudha e Konferencës së Berlinit (1878). Kjo është politika e Serbisë që ka vazhduar pa shkëputje deri sot. Kjo është politika që ka krijuar disa herë gjenocid ndaj shqiptarëve dhe tjerëve në Ballkan.Perëndimi bashkëpunon me Beogradin sikur që nuk ka ndodhur asgjë dhe vazhdon me investime. Vazhdon për shkak se Perëndimi ka interesa dhe për shkak se Serbia nuk ka politikë tjetër për të ofruar.

Fidanishtja

Por, Serbia ofron kushte për investim.Nga viti 1999 në Kosovë është punuar që ky vend të mos ketë interesa shtetërore e as kombëtare. Prandaj, Kosova nuk ka krijuar as politikë për këto dy gjëra. Gjatë tërë kësaj kohe, Kosova ka jetuar dhe vazhdon të jetojë me frikë, mos helbete po flet keq dikush për Perëndimin. Helbete mos po i prishim punët me Perëndimin. Por, punët nuk prishen e as nuk ndreqen me askend nëse nuk ke qëndrim e as politikë. Në Kosovë qe krijuar një bindje se bota do te mbante Serbinë tërë jetën nën presion siç e mbajti gjatë vitit 1999.

Kjo ka ndodhur gjatë kohës kur me privatizim është shkatërruar edhe ajo pak ekonomi që ka ekzistuar. Prandaj, Kosova sot nuk ka as industri e as bujqësi. Kjo është bërë me qëllim që vendi të varet nga Serbia. Nga viti 1999 shqiptarët e kanë plaçkitur vetveten, i kanë vrarë opozitarët dhe tërë kohën e kanë kaluar duke e akuzuar njëri tjetrin për spiun të Beogradit. Kosova e ka zhdukur meritokracinë duke krijuar nepotizëm, korrupcion, krim të organizuar dhe negativitete tjera që hiqen me zor edhe nëse ekziston vullneti. Kush do të investonte në një vend të këtillë? Mungesa e kushteve e zhdukë arsyen për investim.

Pra, nëse e bëni një krahasim në mes Beogradit dhe Prishtinës, do ta shihni që gjatë kësaj periudhe Kosova nuk ka krijuar asnjë politikë nacionale kurse Serbia nuk e ka ndryshuar atë që e ka që nga krijimi i saj si shtet. Në politikën ndërkombëtare sukses arrijnë vetëm ato shtete që tregohen konsistente në zbatimin e politikave të tyre kurse e pësojnë ato që nuk kanë politikë. Kosovës i duhet shumë punë për të bërë në këtë drejtim.