FITORJA

Kosova nuk i pyet fqinjët për Forcat e Armatosura

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Deklarata e gjeneralit të NATO-s, Philip Breedlove, se për transformimin e FSK-së në FAK duhet bashkëpunim me fqinjët, nuk është parë si kushtëzim për këtë proces. Serbia, megjithatë do ta pengojë formimin ushtrisë së Kosovës përmes Listës Serbe. Analistët ushtarakë, ndërkaq, thonë se Kosova nuk duhet ta pyesë Serbinë për ushtrinë e saj.

Komandanti Suprem i Forcave Aleate për Evropë, gjenerali Philip Breedlove, gjatë qëndrimit në Prishtinë ka thënë se NATO-ja do të vëzhgojë se si po bëhet transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura dhe nëse Kosova do të bashkëpunojë me fqinjët që të arrijë marrëveshje. Megjithatë, kjo deklaratë nuk është konsideruar si kushtëzim që transformimi i FSK-së në FAK të bëhet në marrëveshje me fqinjët.

GRANDEMALL

Qeveria e Kosovës vlerëson se kjo deklaratë e gjeneralit Breedlove ka të bëjë me kontekstin e transparencës së zhvillimit të këtij procesi. Ndërsa ekspertët e kësaj çështjeje thonë planifikimi për formimin e ushtrisë është bërë në koordinim me SHBA-të, dhe se Kosova nuk ka nevojë t’i pyesë fqinjët. Megjithatë, sipas tyre, Serbia përmes Listës Serbe mund ta pengojë këtë proces./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.