Eko Higjiena

Kosova nuk e ka luksin ta kushtëzojë BE-në

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Ibrahim Gashi, ka shprehur skepticizëm se Kosova do të mund ta kushtëzojë dialogun Kosovë – Serbi me procesin e liberalizimit të vizave.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka deklaruar se mosdhënia e liberalizimit të vizave do të ndikojë në zbehjen e besimit të qytetarëve të Kosovës në vlerat e BE-së por, sipas tij, Kosova nuk e ka luksin ta kushtëzojë BE-në.

Gashi ka vlerësuar se tani BE-ja e ka humbur argumentin e vet për mosliberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

“Kosova nuk e ka shumë luksin të kushtëzojë, sado që mosdhënia e liberalizimit ndikon në zbehjen e besimit të kosovarëve në vlerat e proklamuara humane të BE-së. Në fakt, BE-ja e ka humbur argumentin për mosliberalizimin e vizave për Kosovën”, ka thënë Gashi.

Uji Dea

Në këtë intervistë, Gashi ka folur edhe për pjesëmarrjen e Kosovës në ceremoninë e 100-vjetorit të mbarimit të Luftës së Parë Botërore.

Duke folur për privilegjin që protokolli francez i kishte bërë presidentit Thaçi në këtë ceremoni, duke e vendosur të ulet pranë liderëve të shteteve më të fuqishme të botës, Gashi ka thënë se ishte një trajtim i rëndësishëm që iu bë Kosovës me këtë rast.

“Është çështje ekskluzive e protokollit të shtetit pritës të cilën unë nuk mund ta komentoj, edhe për faktin se nuk kam ndonjë informacion më shumë dhe nuk dua të spekuloj. Sigurisht se një trajtim i tillë i presidentit Thaçi është i rëndësishëm për shtetin që ai përfaqëson, pra Kosovën”, ka thënë Gashi.