Mobi Casa

Kosova nuk është krijesë kriminale, por rast i dekolonizimit

/ 4 minuta lexim
Eco Higjiena

Nga Halil Matoshi – “Kërcënimet hibride” si doktrinë ruse për rritje të ndikimit rus në rajonin tonë, e ka synim parësor ta përshkruaj Kosovën si krijesë kriminale dhe Zonë gri, por pse kaq lehtë po ndodhë dorëzimi para saj!?

Plot 35-vjet kam punu gazetar!
Dhe sot nuk po mundem me e kuptu qëllimin pse publikohen e shpërndahen në Kosovë, nga disa media dhe individë, informata të distribuuara nga autorët Jasmina Kuzmanovic dhe Misa Savic të “Bloomberg”!? Ose informacione të bartura nga “Sputnik”!?

Kush po sillet me triumfalizëm tek shpërndanë floskulat e “Sputnik-ut”?

Rusia përmes rrjetit mediatik “Sputnik” që është platformë e kundërzbulimit dhe e lansimit të kercënimeve hibride, për ta shtri ndikimin në rajonin tonë, po ia del që ta vë në kurth një pjesë të mediave në Kosovë dhe individë ekscentrikë nga kolonat e lëvizjës antiestabilishment dhe me bindje të plotë e them se i ka vënë në shërbim të saj edhe dy autorët, Kuzmanivic e Savic.
Kosova nuk është as më e varfra, as më e korruptuar dhe as me numrin më të madh të vdekjeve nga Coronavirusi, në botë. Nëse gjatë një jave në gusht, (20-26 gusht) janë shënuar 67 vdekje dhe kur dihet se numri i banorëve të Kosovës është 1.782.115 atëherë sipas të dhënave të verifikuara spitalore, (sipas zëdhënësit të Ministrisë së Shëndetësisë Faik Hoti) numri i të vdekurve në 1 milionë banorë ka qenë 37.5 dhe jo 54.2, siç spekuluan autorët e Bloomberg, me qëllim të vënies së stigmës mbi Kosovën.

Cilat janë dy qëllimet e “kercënimeve hibride” karshi Kosovës?

Dhe a e dini cili është qëllimi i fundmë i Rusisë për shtrirje të këtij ndikimi në rajonin tonë dhe veçanërisht në Kosovë?

KKVITI

1. Me kriju masë kritike brenda vendit tonë se në Kosovën e pavarur nuk jetohet!?

Se para çlirimit (në epikën e UDB-së famëkeqe) dhe nën administrimin (që ishte kolonializëm klasik) është jetuar më mirë! Pra me e rehabilitu fashizmin e Milosevicit dhe luftrat e tij kundër të gjithë joserbëve në ish Jugosllavi.

2. Me e zhvlerësu intervenimin ushtarak të NATO-s kundër forcave serbe më 1999, sëkëndejmi edhe pavarësimin e Kosovës më 2008!?

E gjitha kjo, po ndodhë në prag të takimit më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë dhe mundësisë që presioni për njohje të Kosovës, të pëqëndrohet mbi Serbinë!?

Dhe fitorja ruse del të jetë arritur në momentin kur vetë kosovarët e pohojnë atë që e sajon Doktrina e “kercënimeve hibride.”
Dhjeta kinse-portale informative në Kosovë, shpërndajnë Fake News me qëllime klikimi të reklamave por edhe të përfitimeve nga distribuimi i informacioneve “të rëndësishme” nga korpusi i nxirjës së imazhit dhe vet qenësisë së Kosovës të cilat po shërbejnë si letër lakmuesi, për turnat e paarsimuara, për ta kriminalizuar luftën për liri e dinjitet të Kosovës dhe për të denigruar parti e liderë (figura publike) që i thonë ndal shtrirjës së ndikimit rus në Kosovë.
Portalet që lansojnë Fake New

s, si “L alış veriş P Harcayania”, “Lajmi i fundit”, “Jeta osh Qeff”, “Barça shqip”, “”Specialja. com;”, e të ngjashme, por edhe profile fake (me qasje stigmatizuese ndaj kundërshtarëve politik, duhet të jenë nën llupën e mekanizmave të sigurisë në vend dhe të mbyllen, kurse portalet e regjistruara, duhet të rrisin kujdesin maksimalisht për të qenë autoimune karshi lajmeve të rreme, që strukturohen si informacione me motiv të shkatërrojnë imazhin e Kosovës duke qenë armë në duart e “Sputnik-ut”!?
Sepse, fatkeqësisht shumë qytetarë, veçmas ata më pak të arsimuar, nuk lodhen të dijnë burimin e informacionit dhe çdo gjë që u servohet e marrin për të mirëqenë!