Hidromorava

Kosova nuk do të pyetet për mandatin e Speciales

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Kosova ka hequr dorë nga e drejta për t’ia përmbyllur kurdo mandatin Gjykatës Speciale, të cilën formalisht e ka themeluar vetë, shkruan sot Koha Ditore. Një organ i Bashkimit Evropian do të vendosë për jetëgjatësinë e këtij mekanizmi të drejtësisë.

E dhëna është precizuar në draftin e marrëveshjes së dakorduar ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Holandës, një kopje të së cilës e ka siguruar edhe “Koha Ditore” të enjten.

Dokumenti që ka 28 faqe, e përcakton Holandën si shtet nikoqir ku do ta ketë selinë Gjykata që do të trajtojë pretendimet për krime që mund t’i kenë kryer pjesëtarë të UÇK-së, e që janë ngritur në një raport të Këshillit të Evropës, autor i të cilit është senatori Dick Marty.

Eco Higjiena

Në gjithë draftin, Speciales i është referuar si Institucion Gjyqësor i Specializuar i Rilokuar i Kosovës (IGjSRK, shkurtesë e vënë nga gazeta).

Drafti i marrëveshjes trajton shumë aspekte të funksionimit të Speciales jashtë Kosovës.

http://koha.net/?id=27&l=88454

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.