Eko Higjiena

Kosova nuk do të jetë “trampolinë” e terroristëve

/ 5 minuta lexim
Uji Dea

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, së bashku me Mbretin e Jordanisë, Abdullah II Iben Al Hussein, kanë shprehur përkushtimin e dy vendeve të tyre për të luftuar terrorizmin si një e keqe që ka kapluar Evropën dhe botën islame.

E para e vendit pas pritjes solemne që i bëri Mbretit Al Hussein me Gardën Ceremoniale, e cila e priste në sheshin “Ibrahim Rugova”, deklaroi se është e lumtur dhe falënderuese për përkrahjen dhe ndihmën që i ka dhënë Jordania Kosovës në rrugëtimin e saj drejt një shteti të përkushtuar për paqen, demokracinë dhe tolerancën.

“Kur jemi takuar më parë para disa vitesh ju ndatë me mua kujtimet e juaja për Kosovën, duke kujtuar një vend me pasoja nga lufta. Vendi juaj pati përkushtimin për të ndihmuar kthimin e paqes në Kosovë, ju besuat në vizionin tonë për të krijuar një shtet të pavarur duke u bërë njëri nga shtetet e para që ka njohur Kosovën si shtet. Sot ne qëndrojmë krenarë si një shteti i ri, duke rindërtuar përkushtimin për paqe, demokraci dhe tolerancë. Këto janë vlera që ne i promovojmë dhe e shikojmë Jordaninë si një aleat në këtë drejtim”, tha Jahjaga, raporton “Kpres”.

Jahjaga në këtë takim, që e quajti miqësor, nuk la pa përmendur sulmet e fundit që ndodhën në Paris, duke thënë se Kosova do të mbetet e përkushtuar dhe e vendosur për të luftuar terrorizmin dhe vendi që ajo udhëheq nuk do të shndërrohet në vend transit për depërtimin e këtyre elementeve në Evropë.

“Si presidente e Kosovës jam e tmerruar për sulmet terroriste në Parisë, ku u morën shumë jetë ta pafajshme. Ne të gjithë kemi qenë të prekur sepse ky nuk ishte një sulm ndaj Parisit, ky ishte sulm ndaj të gjitha shteteve që e duan lirinë. Ishte sulm ndaj vlerave dhe lirive që janë fundamentale në shoqëritë që përfaqësojmë. Mposhtja e këtij rrjeti të terrorizmit është një sfidë që nuk mund të bëhet nga një shtet i vetëm. Është e nevojshme që ne të përdorim tërë potencialin tonë për të shkatërruar këtë të keqe. Kosova do të vazhdojë të tregojë vendosmërinë e saj. Ne nuk do të jemi një vend transit për këto elemente dhe do të vazhdojmë të ecim me partnerët tanë dhe me organizatat ndërkombëtare të sigurisë për të adresuar këtë të keqe”, tha Jahjaga.

Mysafiri i presidentes, Mbreti i Mbretërisë Hashimite të Jordanisë Abdullah II Iben Al Hussein, tha se vendi i tij do të mbështesë edhe më tej Kosovën në aspektin e njohjeve dhe se është i lumtur për progresin që ka shënuar Kosova gjatë këtyre viteve.

ARKATANA

“Është kënaqësi të jesh përsëri në Kosovë dhe të shohësh ndryshimet që ky vend ka ndërmarrë. Jam krenar që jam dëshmitar i këtyre të arriturave për një periudhë të shkurtër kohore. Është po ashtu kënaqësi për mua të gjendem në një vend që luan rol kaq të madh për stabilitetin në rajon. Unë mund t’ju them se ne do të vazhdojmë të mbështesim Kosovën në rrugën e saj dhe se për këtë mbështetje mund të llogaritni në mua dhe në vendin tim”, tha Mbreti Al Hussan.

Kosova duke qenë shtet me shumicë myslimane në një vend si Evropa sipas Mbretit Al Hussan reflekton në vlerat më të mira, të cilat duhet të promovohen e të kultivohen më tutje në këtë kohë kur Evropa dhe islami po sulmohen nga terrorizmi.

“Kosova pasqyron vlerat më të mira të tolerancës dhe të bashkëjetesës. Këto janë vlerat mbi të cilat ne duhet të bazohemi për të luftuar barbarizmin e kryer në Paris javën që shkoi. Sulmi mizor në Paris tregon se terrorizmi mund të godet çdokund dhe në çdo kohë. Ata shfaqin veten e tyre çdo ditë si egërsirat të jashtëligjshme të feve, duke mos respektuar ligjet dhe kufijtë. Siç i thashë dhe shkëlqesisë së saj (Jahjagës), ne jemi duke u përballuar më një luftë të tretë botërore kundër njerëzimit dhe kjo është ajo e cila na bashkon neve. Siç thashë vazhdimisht kjo është një luftë brenda islamit dhe fatkeqësisht qindra mijëra myslimanë janë vrarë vetëm prej këtyre sulmeve gjatë dy vjetëve të fundit”, tha Al Hussan.

Ndryshe, Mbreti i Jordanisë, në kuadër të qëndrimit të tij në Kosovë pas takimit që ka pasur me presidenten Jahjaga, është takuar edhe me kryeministrin, Isa Mustafa.

“Jordania gjatë kësaj periudhe ka ofruar një përkrahje dhe kontribut të çmuar për forcimin e shtetësisë dhe subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës”, tha kryeministri Mustafa./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.