Hidromorava

Kosova njihet nga gjysma e botës, por jo edhe futbolli i saj

/ 1 minutë lexim

Tokyo – Komiteti Ekzekutiv i FIFA-s i mbledhur javën që shkoi në Tokyo, i dha fare pak arsye për gëzim Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) dhe shtetit të Kosovës në përgjithësi.

Pavarësinë e Kosovës të shpallur në muajin shkurt të vitit 2008, e kanë njohur më shumë se gjysma e shteteve anëtare të Kombeve të Bashkuara.

Mirëpo, futbollistët e Kosovës janë lënë në harresë për shkak se vetë OKB-ja nuk po e njeh shtetin për shkak të kundërshtimeve të mëdha nga Serbia dhe aleatja e saj, Rusia.

Eco Higjiena

FFK-ja ka vetëm nevojë për njohje nga OKB-ja për t’iu bashkuar shtëpisë evropiane të futbollit – UEFA, pasi presidenti i këtij institucioni, Michel Platini, ka refuzuar të bëjë lëshime.

Në muajin maj të këtij viti presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter, kundërshtoi Platinin kur insistoi se Përfaqësuesja e Kosovës ka të drejtë të luajë ndeshje ndërkombëtare miqësore.(koha)