FIDANISHTJA

Kosova nis hetim për “Kumanovën”

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Numri i madh i kosovarëve të përfshirë në konfliktin e fundjavës së kaluar në Kumanovë ka bërë që Prokuroria Speciale e Kosovës të nisë hetimet lidhur me këtë ngjarje.

Në konsultim me prokurorin special, Ali Rexha, Policia e Kosovës mëngjesin e së premtes e ka filluar një aksion të bastisjes në dhjetëra lokaliteteve në tërë Kosovën, përjashtuar regjionin e Mitrovicës.

Policia ka bastisur në shtëpitë e tetëmbëdhjetë personave që janë arrestuar nga autoritetet maqedonase dhe si të tillë janë duke u mbajtur në një qendër paraburgimi në Shkup, si dhe shtëpitë e disa personave që dyshohet se në një mënyrë apo tjetër, kanë lidhje me personat e implikuar në Kumanovë.

Sipas burimeve të gazetës, aksioni i Policisë së Kosovës është kryer me qëllim të dyshimit se te shtëpitë e personave në fjalë mund të gjendet armatim dhe prova të tjera materiale që dëshmojnë përfshirjen e kosovarëve në konfliktin në Maqedoni.

Uji Dea

Zyrtarisht, Policia e Kosovës dhe Prokuroria e Shtetit përmes një komunikate të përbashkët, nuk kanë saktësuar se bëhet fjalë për rastin e përfshirjes së kosovarëve në Kumanovë, por kanë konfirmuar bastisjen në 38 lokacione të ndryshme në Prishtinë, Gjilan, Pejë, Gjakovë, Ferizaj dhe Prizren.

Sipas komunikatës, aksioni i nisur të premten në orët e hershme të mëngjesit nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda është koduar “Kontrolla” dhe i njëjti është kryer me urdhëresë të Gjykatës Themelore të Prishtinës.

Dyshimet sipas komunikatës, kanë të bëjnë me vepra të rënda penale, por të njëjtit nuk kanë qartësuar se për çfarë veprash penale bëhet fjalë./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.