UBT

Kosova ngrihet më lart në renditjen e FIFA-s, Shqipëria 3 vende më poshtë

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Kombëtarja e Kosovës është ngritur një vend më lart në ranglistën e re të publikuar sot nga FIFA. Në ranglistën e kaluar, Dardanët radhiteshin në vendin e 138-të, ndërsa tani janë në pozitën e 137-të.

Kosova e ka arritur pozitën më të lartë në histori në këtë ranglistë të publikuar nga FIFA për muajin tetor. Ajo është ngritur për tri vende në krahasim me listën e publikuar në gusht, raporton Gazeta Express.

Kjo ngritje e Kosovës vjen pas ndeshje të zhvilluara në muajin tetor në kuadër të Ligës së Kombeve. Në ndeshjen e parë, kur e kishte pritur Maltën në shtëpi, në stadiumin “Fadil Vokrri”, Kosova kishte siguruar fitore me rezultat 3-1.

Ndërsa, në ndeshjen e dytë, kundër Ishujve Faroe, Dardanët kishin barazuar me rezultat 1-1.

FIDANISHTJA

Këto dy rezultate kanë bërë që Kosova të jetë në vendin e parë të grupit 3 të Ligës D në kuadër të Ligës së Kombeve, si dhe kanë bërë që Kosova të ngrihet edhe më lartë në renditjen e FIFA-s.

Ndërsa, Kombëtarja e Shqipërisë ka pësuar rënie në renditjen e këtij muaji në krahasim me renditjen e kaluar. Në shtator, kuqezinjtë kishin qenë në pozitën e 57-të, ndërsa në renditjen e publikuar sot, ata radhiten në vendin e 60-të.

Shqipëria ka rënë tri vende më poshtë pas ndeshjeve të zhvilluara këtë muaj, asnjërën prej të cilave nuk arritën ta fitojnë. Ndeshjen miqësore me Jordaninë e kishte barazuar me rezultat 0-0, ndërsa ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve me Izraelin e ishte humbur me rezultat 2-0.

Renditja e ardhshme e FIFA-s do të publikohet më 29 nëntor të këtij viti. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.