RCCOLA

Kosova “ngel” në fushën e njohjeve

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjatë dhjetë muajve sa është në detyrën e tij kryediplomati, Hashim Thaçi, ka arritur t’i sjellë Kosovës njohjen nga vetëm dy shtete, Antigua dhe Barbuda, si dhe Niue (shtet joanëtar i OKB-së).

Njohja e Kosovës si shtet nga vendet e huaja ka mbetur në plan të dytë nga Qeveria e vendit. Sipas njohësve të fushës së marrëdhënieve ndërkombëtare, Kosova po dështon sa i përket procesit të njohjeve, pasi që dikasteri i determinuar për politikë të jashtme më shumë po merret me politikat e brendshme. E po ashtu fuqia më e madhe e gjithë politikës kosovare është orientuar për në UNESCO, duke lënë anash njohjet e reja, sidomos ato nga pesëshja e BE-së.

Fundamenti

Profesori universitar i marrëdhënieve ndërkombëtare, Afrim Hoti, thotë se çështja e lobimit dhe politikës së jashtme ka qenë dytësore për institucionet e Kosovës. Hoti thotë se Kosova ka dështuar në kuptimin e lobimit sepse formula qeverisëse është bërë mbi bazën e interesave për të zhvilluar disa objektiva ose prioritete që ka pasur vendi brendapërbrenda dhe politika e jashtme ka qenë e dorës së dytë./zeri/