UBT

Kosova në zgjedhje, pa reformë zgjedhore

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Reforma zgjedhore është zvarritur qëllimisht nga liderët kryesorë politikë në Kosovë, për shkak se problemet zgjedhore në Kosovë, vijnë nga pamundësia e institucioneve dhe partive politike që ta respektojnë mandatin dhe përgjegjësinë e tyre. Kështu vlerësojnë për Telegrafin analistë dhe ekspertë të zgjedhjeve.

Dren Doli nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike tha për Telegrafin se mënyra se sillen partitë politike dhe institucionet e Kosovës, janë përcaktuesit kryesorë për një procesi të ndershëm zgjedhor.

Ai ka theksuar se pret që partitë politike do t’i shfrytëzojnë rezultatet e këtyre zgjedhjeve për të ndërtuar strategjitë dhe modelin e kërkesave në kuadër të reformës zgjedhore në Kosovë.

“Reforma zgjedhore përpara zgjedhjeve të 3 nëntorit nuk mund të bëhet realitet, kryesisht për shkak të mungesës së vullnetit të partive politike në Kosovë. Duhet sqaruar që debati për reformën zgjedhore në Kosovë ka lindur si reagim për keqpërdorimin e jashtëzakonshëm të votave, që kanë ndodhur në zgjedhjet e fundit në Kosovë”, tha Doli për Telegrafin.

Sipas tij, reforma zgjedhore ka shërbyer si mjet për të zëvendësuar debatin publik mbi vjedhjen e votave në Kosovë dhe paaftësinë e institucioneve dhe partive politike (përjashtuar disa prej tyre), për të respektuar rregullat e zgjedhjeve dhe “problemi me reformën zgjedhore qëndron pikërisht mbi këtë pikë”.

FIDANISHTJA

“Unë besoj që korniza ekzistuese ligjore mbi zgjedhjet Kosovës është e mjaftueshme për organizimin e zgjedhjeve të ndershme, por është vullneti i partive politike dhe institucioneve të Kosovës që determinon fatin e tyre”, ka shtuar ai.

Ndërsa, Leon Malazogu nga Instituti D4D, shprehet se është gabim të lidhet fati i reformës me mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale, që iu ka mundësuar kundërshtarëve të reformës që të vonojnë ato.

Sipas tij, armiqtë e reformës nuk janë domosdoshmërisht parti të caktuara, por edhe individë brenda partive kryesore, të cilët llogarisin se mund të fitojnë më lehtë duke përdorur komisionerët për qëllimet e tyre.

“Komisioni i Venedikut parasheh që nuk duhet bërë ndryshime legjislative në ligjin e zgjedhjeve 6 muaj para zgjedhjeve. Aq më tepër që Kuvendi praktikisht nuk do të funksionojë sepse të gjithë deputetët do të ngarendin për fushatë. Hapësira për reformë mund të paraqitet në janar, nëse zgjedhjet nacionale llogaritet që të mbahen si është me orar dhe jo më herët”, tha Malazogu për Telegrafin.

Ai ka theksuar se zgjedhjet e 3 nëntorit gjithsesi hyjnë me sistemin e vjetër, sepse planifikimi i reformës është dashur të bëhet më herët, në mënyrë që të mund zbatohej edhe nga KQZ-ja. (Telegrafi)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.