HW

Kosova në zemrën e Bill Klintonit

/ 3 minuta lexim
HW

Teksti, muzika dhe interpretimi : Demir Krasniqi

Moj Kosovë, Kosova trime –
Nga çdo anë po t’ vinë urime !
N’ 10 – vjetor të Pavarësisë –
T’ vijnë urime të fatbardhësisë !

Moj Kosovë , kala kreshnike –
Prit urime nga vendet mike !
Të urojnë e t’ përgëzojnë ,
Çdo të mirë të dëshirojnë !

Urimi i parë nga vendet mike –
Ty , të vjen prej Amerike !
Ish presidenti Bill Klintoni –
Ta dërgon prej Vashingtoni !

Bill Klintoni – një burrë me emër ,
Thotë :” Kosovën e mbajë në zemër !
Kudo t’ rri e kudo t’ shkoj –
Kurrë Kosovën nuk e harroj !”

Bill Klintoni , thotë n’ formë intime :
“Për Kosovë ruaj shumë kujtime !…
Vend t’ veçantë ka n’ zemrën time –
Me respekt dhe shumë nderime !…

Për Kosovë kam shumë respekt ,
Jam mirënjohës si President
I Shteteve t’ Bashkuara të Amerikës –
Që i ndihmova Kosovë – mikës ! …

Për një të ardhme n’ prosperitet –
Që kërkohen për një shtet !
Të rrugëtojë drejt aleancës ,
Të lirisë dhe tolerancës !…

Gjatë dekadës në pavarësi ,
Janë dashtë hapa me rëndësi –
Për ta kuptuar ardhmërinë
Dhe për ta gëzuar lirinë !…

Këtë mundësi duhet ta shfrytëzoni –
Drejt përpara që të shikoni ,
N’ rrugë të mbara që të kaloni ,
T’ gjitha sfidat t’i tejkaloni !…

HW

Unë vazhdoj për të besuar –
Se Kosova ka merituar ,
T’ jetë anëtare e plotë me plan ,
Në Bashkimin Evropian !…

Kosova pa pikë t’ inatos –
Do të jetë anëtare e NATO-s !
Do t’ jetë n’ hap përparimtarë –
N’ Komunitetin Ndërkombëtarë !”…

Kështu na këshillon Klintoni :
“Miqtë tuaj n’ botë t’i nderoni !
Të vazhdoni e të punoni –
Konfliktet e së kaluarës t’i harroni !”…

Bill Klintoni , fjalë ka qua :
“Me juve dua me u bashkua ,
10 – vjetorin me e festua ,
Pavarësinë me e gëzua !”…

N’ fund t’ urimit , Klintoni thotë :
“Jam i lumtur për jetë e mot !…
Gjithmonë do t’ jem i nderuar –
Që pata shansin për t’ ju ndihmuar !…

Punës mbarë për t’ ia filluar –
N’ rrugë të mbarë për t’u drejtuar !
Shpresoj t’ jem gjallë edhe një kohë –
N’ shtëpinë tuaj , t’ lumtur t’ ju shohë !…

M’ uron zemra ditë e natë –
Që të keni jetë të gjatë ,
Si n’ qytet , ashtu në fshat ,
N’ punë të mbara paçi fat ! “

Gjilan, më 18.02.2018.

Demir Krasniqi

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.