ARKATANA

Kosova në udhëkryq

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kosova po llogaritet të gjendet në një prej udhëkryqeve më të rëndësishme të saj në vitet e fundit. Krijimi i Qeverisë së re po paraqitet një sfidë në vete. Një Qeveri me shumicë të thjeshtë në të cilën Lista Serbe do të kishte rol kyç po llogaritet si e rrezikshme, ndërsa një Qeveri me shumicë shqiptare momentalisht po shihet e pamundur për shkak të interesit vetjak të politikanëve. Në anën tjetër, Bashkimi Evropian edhe një herë ka thënë se pa marrë parasysh se kush e formon Qeverinë e re ajo pret një përshpejtim dhe zbatim të agjendës për reforma të BE-së.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar të shtunën rezultatet e zgjedhjeve të 11 qershorit. Tani koalicioni më i madh i dalë nga këto zgjedhje do të ketë një muaj afat për formimin e Kuvendit.

Sipas ish-kongresistit me prejardhje shqiptare Joe DioGuardi, Kosova duhet të formojë një koalicion me së paku 61 deputetë shqiptarë, ndryshe e ardhmja e Kosovës rrezikohet si shtet sovran pikërisht për shkak të ndikimit që mund ta ketë Lista Serbe në Kuvendin e Kosovës.

FIDANISHTJA

Në një deklaratë dhënë gazetës “Zëri”, DioGuardi ka thënë se Kosova duhet të jetë tërësisht e lirë nga ndikimi i Serbisë.

Mirëpo, në këtë kontekst analisti nga Shqipëria, Fatos Lubonja, ka thënë se më e rrezikshme se ndikimi i Listës Serbe apo kujtdo tjetër është paaftësia e shqiptarëve për të kapërcyer interesin vetjak kur ky është kundër interesit të shoqërisë.

Sipas tij, është e trishtueshme kjo që po ndodh në Kosovë në këtë aspekt. Ndërkohë në anën tjetër, shefja e Zyrës së BE-së në Prishtinë Nataliya Apostolova në një deklaratë të saj, të lëshuar menjëherë pas certifikimit të rezultateve, ka thënë se Kosova duhet të formojë një Qeveri të fortë, e cila do të jetë në gjendje për t’i adresuar reformat që populli kërkon./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.