RCCOLA

Kosova në “rrugë pa krye”

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Raporti i Progresit i Komisionit Evropian për 2014’n ka konstatuar se Kosova nuk ka bërë asnjë hap para.Siç raportoi edhe “Koha Ditore” të martën, edhe për këtë vit në këtë raport janë evidentuar një sërë sfidash, duke treguar se nuk është shënuar ndonjë progres krahasuar me vitin që shkoi. Lufta kundër korrupsionit, krimi i organizuar, papunësia, problemet me prokurimin publik, ndikimet politike në shumë sfera si dhe reformat zgjedhore e ato administrative, janë sfidat e Kosovës që evidenton ky raport, i publikuar zyrtarisht të mërkurën.

Krahas këtyre sivjet është prezente edhe bllokada politike, për të cilën përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian në Kosovën, Samuel Zhbogar, gjatë shpalosjes së Raportit në Prishtinë, ka thënë se nuk do të ketë ndërhyrje të jashtme dhe se duhet të zgjidhet nga vetë liderët kosovarë, shkruan sot gazeta.

Hidromorava

Ai theksoi dëshpërimin me situatën e krijuar, duke tërhequr vërejtjen për pasojat e rënda që mund të vijnë. Sipas tij, katër muaj pas zgjedhjeve të suksesshme, Kosova është në “rrugë pa krye”.

“Shihet stagnim i qartë në mundësinë apo gatishmërinë e elitës politike për të zgjidhur problemet. Kosova tashmë po i ndien pasojat e vonesës në formimin e institucioneve dhe ekziston një numër i madh çështjesh në të cilat ka për të punuar Kuvendi dhe Qeveria. Pra, duke paraqitur këtë raport dhe progresin e vitit të kaluar, apeloj te liderët tuaj që të vënë në rend të parë interesat e Kosovës dhe qytetarët e saj dhe të gjejnë një rrugë përpara”, tha Zhbogar.