UBT

Kosova, në rrezik

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Yjet kosovarë duken të jenë lodhur duke e pritur anëtarësimin e Kosovës në UEFA e FIFA. Reprezentuesit të deritanishëm kosovar, Bersant Celinës, duket se nuk po i pritet më. Ylli i ri i Manchester Cityt dhe i Përfaqësueses së Kosovës është vënë në dispozicion të Kombëtares së Norvegjisë.

Vonimi i anëtarësimit në UEFA e FIFA po i kushton Kosovës. Përpos që i ka humbur plot lojtarë, Përfaqësuesja e Kosovës po rrezikon t’i humbë edhe futbollistët që mezi ka arritur t’i grumbullojë për ndeshjes miqësore.

Kjo pasi këtyre lojtarëve duket se po u humb durimi, sepse skuadra e Albert Bunjakut nuk ka të drejtë ende të zhvillojë ndeshje zyrtare, e rrjedhimisht as të marrë pjesë në kualifikime për Botëror apo Evropiane.

E kupa duket se i është mbushur edhe supertalentit, Bersant Celina. Ylli i ri i Manchester Cityt ishte pjesë e përfaqësueses në ndeshje miqësore, por tash duket se është i gatshëm ta përqafojë Kombëtaren e Norvegjisë, aty ku u rrit.

“Nëse më do ekipi i parë, jam i gatshëm. Kurdo që kanë nevojë, unë jam gati të ndihmoj”, thotë Celina me një buzëqeshje për “tv2.no”.

UBT

Këtë javë futbollisti dhe babai i tij do të takohen me përzgjedhësin e ekipit U-21 të Norvegjisë, Leif Gunnar Smerud, por duket se ai nuk është i gatshëm të luajë për këtë skuadër. “Do të bisedojmë me Smerud të martën, kështu që do ta shohim se çka ka për të na thënë. Ka shumë mundësi që të mos luaj për Norvegjinë U-21”, ka shtuar Celina.

Më vjen mirë që Kosova ka ekip përfaqësues

Celina ndihet mirë që Kosova më në fund e ka përfaqësuesen e vetë, edhe pse ndoshta nuk do ta veshë më fanellën kaltëreverdhë. “Kosova nuk ka skuadër të madhe, por ishte vërtet zbavitëse të isha pjesë e një ekipi të ri kombëtar. Mbi të gjitha, është diçka e madhe që Kosova e ka tash një ekip përfaqësues të futbollit”, vijoi Celina. Ai foli edhe për Manchester Cityn, me të cilin synon të debutojë në ekipin e parë sezonin e ardhshëm.

Celina kishte debutuar me Kosovën në miqësoren me Omanin dhe pas ndeshjes kishte thënë se ndihet jashtëzakonisht mirë që ishte pjesë e asaj ndeshjeje, të cilën e kishte konsideruar si arritjen e tij më të madhe në jetë. Mirëpo, duket se prizrenasit i ka humbur durimi, pasi ndërkombëtarizimi i futbollit kosovar po vonon shumë. Për këtë, ai ka vendosur ta zgjedhë Norvegjinë për ta pasur mundësinë të luajë në kualifikime, e pse jo edhe në evenimente si Botërori e Evropiani./zeri/