GRANDEMALL

Kosova, në rrezik nga modeli i Bosnjës

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Një seri veprimesh ligjore e presin legjislaturën e re, pas aprovimit të vazhdimit të mandatit të EULEX-it dhe krijimit të Gjykatës Speciale. Por, njëri prej tyre nuk duhet të lejohet, sepse kthen Pavarësinë e Kosovës në kohën e mbikqyrjes ndërkombëtare dhe e shndërron Kosovën në shtet model të Bosnjes.

Bëhet fjalë për vazhdimin e mandatit të gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetutese, anëtarëve ndërkombëtarë në Agjencinë e Pronave dhe në zyrën e Auditorit të Përgjithshëm. Kjo gjë është kërkuar nga presidentja Atifete Jahjaga dhe kryetari i Gjykatës Kushtetutese, Enver Hasani, dhe – sipas deputetit kosovar Arsim Bajrami – është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.

Ai tha se legjislatura e re duhet të parandalojë këtë kthim prapa të shtetit të Kosovës.

“Mendoj se Kuvendi duhet të refuzojë këto tendenca, që të kthehet prania e ndërkombëtarëve në Gjykatë. Ne mund të pranojmë misionin e EULEX-it, sepse ka qenë i përfshirë edhe në marrëveshjen e Ahtisaarit, por ne nuk mund të ripërtërijmë mbikqyrjen e të huajve në Gjykatën Kushtetuese apo në agjenci të tjera, sepse kjo do të ishte kthim mbrapa, që praktikisht e mban peng Kosovën dhe e shndërron në një model të Bosnjes, ku fatkeqësisht bashkësia ndërkombëtare nuk ka pasur kurrë mekanizëm dalës dhe ka mbetur aty. Këtë gjë nuk duhet ta lejojmë të ndodhë me Kosovën, sepse është një vend me pavarësi të plotë, të njohur nga 106 shtete dhe ne duhet të besojmë në këtë shtet dhe të investojmë që përgjegjësitë t’i marrim vetë”, tha Arsim Bajrami, deputet i PDK-së.

FIDANISHTJA

Veprimin e presidentes Jahjaga dhe të kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Bajrami e quan tentativë për shkelje të aktit më të lartë juridik kushtetutes. Ndërsa thekson se, ndonëse kërkesa duhet t’i vinte Kuvendit të Kosovës, jo vetëm që nuk ka ndodhur, por deputetët nuk janë konsultuar për këtë.

“Kjo është një tentativë për shkelje, që do të shndërrohet në shkelje vetëm nëse do të ishte pjesë e ndonjë instrumenti ligjor, pjesë e ndonjë vendimi apo ndonjë ligji. Por, ky është një letërkëmbim”, theksoi Arsim Bajrami, i pyetur nëse përbën ky veprim një shkelje të Kushtetutës.

“S’ka koment”, është përgjigja e Gjykatës Kushtetutese të Kosovës për këtë çështje, në një komunikim nëpërmjet telefonit. Ndërkohë, Presidenca e Kosovës ka thënë më herët në përgjigje, se gjithçka është bërë në pajtim me qeverinë e Kosovës.

Në Gjykatën Kushtetutese të Kosovës, aktualisht ka tre gjyqtarë ndërkombëtarë, të cilëve u skadon afati më 10 Korrik. Pas heqjes së mbikqyrjes ndërkombëtare, Kushtetuta e Kosovës nuk e njeh vazhdimin e mandatit të ndërkombëtarëve, as në agjencitë e tjera të përmendura se duhet të vazhdohet. /top-channel

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.