HW

Kosova në ranglistën e FIFA-s: Si do të ndikojë rezultati i ndeshjes kundër Çekisë

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Ekipi kombëtar i Kosovës do ta vazhdojë rrugëtimin drejt Kampionatin Evropian 2020 me ndeshjen kualifikuese kundër Çekisë, e cila zhvillohet të shtunën në orën 15:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Kjo ndeshje, e katërta për Kosovën në kuadër të Grupit A, do të ketë mjaft shumë rëndësi edhe për rangimin e Kosovës në FIFA pasi që rëndësia e ndeshjes vlerësohet me 25 pikë nga FIFA, raporton Gazeta Express.

Për momentin, Republika Çeke radhitet e 43-ta në ranglistën e FIFA-s, me 1448 pikë të grumbulluara, ndërsa Kosova është e 120-ta, me 1149 pikë të grumbulluara deri më tani.

Nëse Kosova fiton në këtë ndeshje, ajo do t’i fitojë 18.97 pikë, pasi që Çekia është e radhitur shumë më mirë në renditjen e FIFA-s, gjithsej 77 vende më lartë me 299 pikë më shumë.

Në rastin e barazimit, Kosova i fiton 6.47 pikë, ndërsa në rast disfate i humb 6.47 pikë.

Sipas rregullave të reja të FIFA-s për këtë ranglistë, ndeshjet miqësore kanë më pak vlerë sesa ato me karakter garues. Në numrin e pikëve të fituara nga secila ndeshje ndikon edhe niveli i kundërshtarit.

Algoritmi i FIFA-s i grumbullon pikët sipas formulës së paraqitur më poshtë:

P=Pmëparshme+R*(W-We)

UBT

Me shkronjën P shënohet numri i pikëve total.

Pmëparshme – Pikët në ranglistën e FIFA-s, para fillimit të kësaj ndeshjeje

R – Rëndësia e ndeshjes

R=5 për ndeshjet miqësore jashtë kalendarit të ndeshjeve ndërkombëtare
R=10 për ndeshjet miqësore brenda kalendarit të ndeshjeve ndërkombëtare
R=15 për ndeshjet e fazës së grupit në Ligën e Kombeve
R=25 për ndeshjen eliminatore dhe të play-offs në Ligën e Kombeve
R=25 për ndeshjet kualifikuese në garat e konfederatave dhe për kualifikim në Kupën e Botës
R=35 për ndeshjet e fazës eliminatore në garat e konfederatave deri në fazën çerekfinale
R=40 për ndeshjet e fazës eliminatore në garat e konfederatave pas fazës çerekfinale
R=50 për ndeshjet e Kupës së Botës deri në fazën çerekfinale
R=60 për ndeshjet e Kupës së Botës pas fazës çerekfinale
W – Rezultati i ndeshjes

Fitore=1; Barazim=0.5; Disfatë=0
We – Rezultati i pritur e ndeshjes

dr– diferenca në rangim mes dy skuadrave

FIFA e përditëson ranglistën e kombëtareve pas cdo afati të ndeshjeve kombëtare. Që nga koha kur Bernard Challandes e ka marrë drejtimin e Kosovës, “Dardanët” vazhdimisht janë ngritur në këtë ranglistë, ndërsa tani e mbajnë pozitën më të lartë ndonjëherë, atë të 120-të. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.