KD-gjilan

Kosova në radhën e të dobëtëve?

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Kosova nuk mund të konkurrojë me prodhime bujqësore në tregun evropian, pavarësisht asaj se bujqësia dhe shërbimet do të jenë sektorët ekonomikë ku vendi do të përfitojë më së shumti nga Marrëveshja e Stabilizim-Asocimit (MSA) me Bashkimin Evropian.

Njohësit e ekonomisë vlerësojnë se me liberalizimin e tregut gjithmonë pësojnë të dobëti dhe në këtë rast Kosova rangohet në anën e të dobëtëve.

KD-gjilan

Por, Adil Behramaj, zëdhënësi i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ka thënë se Kosova shihet si një shtet me perspektivë agrare në politikat e BE-së dhe sipas tij duke pasur parasysh që Politika e Përbashkëta Bujqësore është njëra nga shtyllat kryesore të saj dhe se gjysma e buxhetit të BE-së shkon për bujqësi dhe zhvillim rural, atëherë natyrisht që procesi i negocimit të MSA-së pritet të jetë shumë frytdhënës për sektorin e bujqësisë në Kosovë (Tibuna).