FIDANISHTJA

Kosova në qendër të arkitekturës së re të sigurisë: Presidentja Osmani uron hyrjen historike të FSK-së në ISF

/ 1 minutë lexim
HW

Presidentja e 6-të e Republikës së Kosovës, dhe kandidatja për Presidente e LDK-së Vjosa Osmani, ka njoftuar për përfshirjen e FSK-së si një nga vendet e para kontribuuese në Forcën Ndërkombëtare të Sigurisë (ISF), një strukturë e angazhuar në përpjekjet për stabilizim dhe siguri, brenda Bordit të Paqes që Osmani pak muaj më parë kishte nënshkruar në Davos me ftesë të Presidentit Trump.

Në një reagim publik, Presidentja Osmani theksoi se ky zhvillim është rezultat i bashkëpunimit të ngushtë strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Presidentin amerikan, duke e cilësuar pjesëmarrjen e Kosovës si një hap të rëndësishëm në forcimin e rolit të vendit në nismat ndërkombëtare për paqe dhe siguri.

Mobi Casa

“Board of Peace” ka mirëpritur dy oficerë ndërlidhës nga Forca e Sigurisë së Kosovës, majorët Gentrit Idrizi dhe Labinot Lala.

Sipas njoftimit zyrtar, angazhimi i tyre synon lehtësimin e shkëmbimit të informacionit mes ISF dhe shteteve pjesëmarrëse, si dhe forcimin e koordinimit operacional në kuadër të përpjekjeve ndërkombëtare për stabilitet.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.