ARKATANA

Kosova në plan të dytë!

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Politikanët kosovarë kanë vënë interesat e tyre personale para atyre shtetërore. Pikërisht për faj të klasës politike vendi s’ka liberalizim të vizave me BE-në, FSK-ja nuk është shndërruar në ushtri, për shkak të korrupsionit të lartë Kosova nuk gjendet askund në “hartat” e investitorëve të huaj. Vonesa në krijimin e institucioneve të reja qendrore do t’i kontribuojë edhe më shumë “tatëpjetës” që e ka marrë vendi, shkruan sot, gazeta Zeri.

Dështimi i institucioneve qendrore në procesin e liberalizimit të vizave me BE-në për shkak të moskalimit të Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi, si dhe mosluftimit të korrupsionit janë disa nga shumë dështimet që po e përcjellin Kosovën për vite me radhë.

Përpos liberalizimit të vizave vendi për 9 vjet pas shpalljes së pavarësisë nuk ka arritur të bëhet pjesë e shumë institucioneve të rëndësishme ndërkombëtare. As FSK-ja nuk ka arritur të shndërrohet në ushtri, pavarësisht premtimeve të politikanëve kryesorë të vendit, përderisa në “hartën” e investitorëve të huaj nuk gjendet askund Kosova.

Fundamenti

Gjithë këto dështime bien mbi supet e klasës politike në vend, të cilët janë dëshmuar në vazhdimësi se interesat personale i kanë vënë para atyre shtetërore, shkruan gazeta Zeri.

Po ashtu, vonesa e krijimit të institucioneve të reja që do të dalin pas zgjedhjeve të 11 qershorit do t’i kontribuojë edhe më shumë kësaj situate, pasi që asnjëra nga partitë nuk ka arritur ta fitojë shumicën e nevojshme për ta formuar Qeverinë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.