ARKATANA

Kosova në orët e fundit para rekomandimit për liberalizim

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kosova sot pritet ta marrë një lajm shumë të mirë. Më në fund, izolimit gati 30 vjeçar të kosovarëve, po i vjen fundi. Vendi pritet ta marrë rekomandimin pozitiv për liberalizim të vizave. Ky rekomandim pritet të bëhet sot nga Komisioni Evropian i cili tashmë ka publikuar edhe agjendën e vet të punës.

Kosova në këtë agjendë figuron në pikën e 14 dhe 15. Në pikën e 14 pritet që komisioni të deklarohet nëse Kosova ka përmbushur kushtet.

Bazuar në të gjitha deklarata zyrtare dhe publike të ardhura nga Brukseli, tashmë është bërë e qartë se do të deklarohet edhe zyrtarisht se vendi i ka përmbushur kriteret e kërkuara.

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Mina Andrevas ka deklaruar se kolegjiumi i komisionarëve nesër do të diskutojë gjendjen e fundit të Kosovës lidhur me plotësimin e standardeve për liberalizimin e vizave, për të parë nëse duhet apo nuk duhet bërë propozimin legjislativ për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Sipas saj, vendimi është i pashmangshëm nëse të gjitha standardet janë plotësuar

Ndërkohë, ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, ka konfirmuar se nesër në Bruksel, rekomandohet heqja e vizave për qytetarët e Kosovës.

Fundamenti

“Zyrtarisht konfirmohet ajo çfarë kemi paralajmëruar. Kolegji i Komisionarëve të BE’së nesër vendos për dhënien e rekomandimit për liberalizimin e vizave”, ka thënë Çollaku.

Paralelisht me këtë mbledhje në Bruksel, të enjten në Prishtinë do të vijë për vizitë zyrtare, edhe përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Frederica Mgherini.

Ajo pritet t’i drejtohet dhe Kuvendit të Kosovës me një fjalim të posaçëm dhe për këtë arsye, Kuvendi i Kosovës do të mbajë një seancë të jashtëzakonshme.

Ndërkohë, presidenti dhe kryeministri i vendit kanë bërë të qartë se tashmë Kosova i ka përmbushur kushtet dhe shumë shpejt do të ketë liberalizimin.

Madje sot, Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, deklaroi në një takim me gazetarët për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit se pas rekomandimit të nesërm, qytetarët brenda 7 deri 8 javësh do të mund të udhëtojnë pa viza./lajmi.net

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.