Eko Higjiena

Kosova, në nivel të njëjtë me vendet e BE-së për kreditë jopërformuese

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Drejtori ekzekutiv i Shoqatës së Bankave të Kosovës (SHBK), Petrit Balija, ka thënë se gjatë vitit 2016 sektori bankar në Kosovë ka operuar me kujdes në mënyrë që mos të ndikonte negativisht në ekonominë e vendit sa iu përket kredive jopërformuese.

Sipas tij, Kosova ka arritur të jetë në nivel të njëjtë me vendet e Bashkimit Evropian (BE). “Sektori bankar në Kosovë ka operuar me kujdes të shtuar për të mos ndikuar negativisht në ekonominë e vendit, siç është rasti me disa sektorë bankarë të vendeve të rajonit, në të cilët kreditë jopërformuese janë rritur në nivele alarmante. Kosova ka një Non-Performing Loans (NPL), kreditë jopërformuese prej vetëm pesë përlindësh. Do të thotë se ne e kemi ruajtur nivelin më të ulët të kredive jopërformuese në rajon dhe jemi në nivel të njëjtë me vendet e BE-së”, ka deklaruar Balija.

UBT

Balija në këtë intervistë për gazetën “Epoka e re”, ka bërë me dije se raporti në mes të depozitave dhe kredive ende ngelet në normën 80 për qind dhe, sipas tij, kjo paraqet likuiditete të mjaftueshme. Balija në këtë intervistë ka folur edhe për rrjedhën e sektorit bankar që pritet të ndodhë në vitin 2017.

Ai ka deklaruar se për të vazhduar me përmirësime, si në norma të interesit, ashtu edhe me kushte të tjera, duhet të bëhet më shumë punë nga Qeveria, Kuvendi si dhe agjencitë e tjera që ndikojnë mbi zhvillimet e sektorit financiar. “Në vitin 2017 sektori bankar do të vazhdojë të angazhohet në përmirësimin e ofertës dhe cilësisë së shërbimeve për konsumatorët. Shërbimi cilësor dhe financimi me kushte të përshtatshme janë prioritete kryesore për vitin 2017. Unë jam optimist, por me një shkallë rezervë ndaj zhvillimeve në Kosovë në vitin e ardhshëm, pasi për të vazhduar me përmirësime si në norma të interesit dhe me kushte të tjera, duhet të bëhet më shumë punë nga Qeveria dhe Parlamenti si dhe nga agjencitë e tjera që ndikojnë mbi zhvillimet e sektorit financiar”, ka thënë Balja.