United Hospital

Kosova në mjegull

/ 5 minuta lexim
Uji Dea

Republika e Kosovës, edhe pse në përvjetorin e nëntë të funksionimit si shtet i pavarur dhe në prag të 18-vjetorit të çlirimit nga okupatori serb, ende është me shtetësi të pakonsoliduar, të izoluar dhe me një qeverisje dhe opozitë, që akoma mendon dhe punon vetëm për klientelën e saj.

Pritjet po përmbysen, sundimtarët po forcohen, populli po varfërohet, shkruan gazeta Kosova Sot.

Republika e Kosovës, edhe pse në përvjetorin e nëntë të funksionimit si shtet i pavarur dhe në prag të 18-vjetorit të çlirimit nga okupatori serb, ende është me shtetësi të pakonsoliduar, të izoluar dhe me një qeverisje dhe opozitë, që akoma mendon dhe punon vetëm për klientelën e saj. Kosova jo vetëm që ngeci në zhvillim, por për më keq, u shndërrua nga vendi më optimist, që ishte në rajon dhe botë, në vendin më pesimist, ku shpresa e vetme për shumicën e qytetareve është emigrimi në vendet e BE-së dhe ato tej-oqeanike.

Analisti politik dhe prof. universitar, Nexhmedin Spahiu, thotë se për këtë zhgënjim të madh qytetar barrën e përgjegjësisë e bart klasa politike në pushtet, e cila edhe e mori këto vitet e fundit një ndëshkim de fakto nga ikja masive e qytetarëve jashtë vendit. “Goditja më e madhe që mundesh me ia ba një personi apo një kombi është me ia humbë shpresën. Fatkeqësisht kjo Qeveri e ka bërë një gjë të tillë, që në momentin e krijimit. Prandaj, ishin mbi 100.000 qytetarë që braktisën Kosovën që nga momenti i krijimit të kësaj Qeverie”, tha për “Kosova Sot” analisti Spahiu.

Dëshpërim dhe zhgënjim

ARKATANA

Analisti Florim Zeqa pohon se para shpalljes së pavarësisë më 17 shkurt 2008, shpresat dhe optimizmi i qytetarëve ishin maksimale, por zhgënjimi ishte po aq i madh sa ishte shpresa për ndryshime pozitive. “Të gjithë e prisnin, që pas shpalljes së pavarësisë, gjegjësisht me marrjen e kompetencave nga ndërkombëtarët, shteti ynë do të marrë të mbaren e zhvillimit ekonomik dhe mirëqenies qytetare. Arsyet pse edhe ky përvjetor po e gjen Kosovën me shtetësi akoma të pakonsoliduar sa duhet, të izoluar dhe me një qeverisje të keqe dhe opozitë të çakorduar janë të shumta. Për fatin e keq të vendit dhe qytetarëve, pikërisht në prag të shpalljes së pavarësisë, në pushtet erdhi klasa më e papërgjegjshme e politikanëve injorantë, të korruptuar dhe kriminalizuar deri në fyt. Si pasojë e kësaj, pas 17 shkurtit 2008, nga viti në vit shpresat e qytetarëve filluan të zbehen në shtetin, për të cilin u prit gjatë dhe u sakrifikua shumë”, theksoi Zeqa.

Sipas tij, në veçanti, pas zgjedhjeve të vitit 2014, pushtetarët nga drejtues shtetërorë u shndërruan në përbindësha të gjithçkaje në Kosovë, duke menduar vetëm për vetën dhe klientelën e saj. “Duke vrapuar pas parasë dhe pasurimit të paligjshëm, përveçse e lanë në harresë të plotë popullatën e varfër, ia humbën edhe shpresat për jetë në vendlindjen e tyre, ku shpresa e vetme për shumicën e qytetarëve është emigrimi drejt vendeve të BE-së, Amerikës dhe Australisë së largët. Pra, 9-vjetori i pavarësisë, për shumicën e qytetarëve të Kosovës, përveç varfërisë dhe humbjes së shpresave për jetë në Kosovë, karakterizohet me 9 vite dëshpërim dhe zhgënjim në keqqeverisjen e vendit” potencoi më tutje Zeqa.

Instalimi i qeverisjes antipopullore

Sipas prof. Muhamet Kelmendit, Kosova dhe populli shqiptar shkuan fillimisht në luftë me një optimizëm të lartë për fitore dhe shtetndërtim të ri, u bë mobilizim i përgjithshëm dhe me luftën e drejtë të UÇK-së, të përkrahur nga SHBA-ja dhe NATOja, në vitin 1999, arriti Kosova të çlirohet, por pas përfundimit të kësaj lufte të drejtë, sa edhe të përgjakshme, në institucionet e shtetit u instalua mafia, e cila po e ngulfat dhe pamundëson perspektivën zhvillimore për shumicën qytetare. “Pas luftës u vazhdua me një vullnet të çeliktë. U bënë investime të mëdha dhe u rikthyen shumë qytetarë të emigruar në botën e jashtme, në Kosovë. Ata filluan punën dhe investuan shumë. I ndërtuan shtëpitë e djegura dhe të shkatërruara nga bombardimet e Serbisë. U hap një perspektivë. Dhe, me shpalljen e pavarësisë, tash që po e festojmë, menduam se kemi arritur dhe do të realizohet një shtet ligjor, i lirë dhe demokratik, por ndodhi e kundërta”, u shpreh Kelmendi. Sipas tij, vendi u kap nga njerëzit e ndryshëm dhe gradualisht u shndërrua në një vend pa perspektivë, ku sundon korrupsioni dhe krimi politik e ekonomik. “Tërësisht u instalua në skenën politike një qeverisje antipopullore dhe e njëjta e zhvilloi punën, duke u mbështetur në përfitime grupore, partiake dhe individuale. Shteti u shndërrua në një mjet për përfitime. U shkua deri atje që të diskutohen dhe nënshkruhen në Bruksel edhe një pako e tërë e marrëveshjeve të dëmshme për vendin tonë. Tani të gjendur para këtyre kërcënimeve dhe shantazheve për krim dhe korrupsion u fut pushteti në një veprimtari të dëmshme. Tërë vendi po lëngon nga punët e dëmshme”, theksoi prof. Kelmendi./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.