Fundamenti

Kosova në mesin e vendeve më të varfra në Evropë, kaq pritet të ketë rënie ekonomike

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Të ardhurat e kosovarëve pritet të ulen me 287 dollarë për frymë, ose me gati 6,5% në krahasim me vitin e kaluar, bëhet e ditur nga tabelat e përditësuara të Fondit Monetar Ndërkombëtar, raporton Gazeta Express.

Për shtetasit e Kosovës, humbja është -287 dollarë për frymë, me një rënie prej 6,5%, bën të ditur FMN-ja në raportin e fundit.

Shqipëria dhe Kosova vazhdojnë të renditen ndër shtetet më të varfra të Evropës, (pas përfshirë shtetet e ish-Bashkimit Sovjetik).

Nga 192 shtete, Shqipëria është e 98-a në listë, ndërsa Kosova e 108-a (4.428 USD për frymë për 2020), sipas vlerësimeve të FMN-së.

Hidromorava

Të ardhurat më të larta për frymë në rajon i ka Mali i Zi, në vendin e 77 në botë (8,825), pothuajse sa dyfishi i trojeve shqipfolëse. Më pas renditet Serbia, e 80-a (7,382USD), Maqedonia e Veriut e 90-a (6,018), Bosnjë Hercegovina e 92-a (6,015 USD).

Në rajon, shteti që ka qenë më rezistues ndaj krizës së COVID-19 është Serbia.

Fondi, në Pasqyrën e fundit Ekonomike të Tetorit, vlerëson se tkurrjen më të fortë në rajon pritet ta ketë Mali i Zi me -12%, e ndjekur nga Kroacia, me -9% dhe më pas renditet Shqipëria në të njëjtat nivele me Kosovën (-7,5% secila).

Të tre shtetet bregdetare (Kroacia, Mali i Zi, Shqipëria) kanë një varësi të lartë nga turizmi, që ka qenë ndër sektorët më të goditur nga pandemia. Krizën pritet ta ndiejë më pak Serbia, që parashikohet të ketë një rënie prej -2,5%. Maqedonia do të tkurret me -5,4%, kurse Bosnja me -6,5%. /GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.