Fundamenti

Kosova në mesin e shteteve më të korruptuara, shqetësohet Jacobson

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Tracey Ann Jacobson, ka shprehur shqetësim për nivelin e lartë të korrupsionit në vend.

Jacobson përmes një postimi në Twitter, ka shkruar se renditja e Kosovës në vendin e 110 në listën e shteteve më të korruptuara të publikuar këtë dit nga Transparency International, e vendosë vendin tonë mesin e shteteve më të korruptuara në botë.

Mobi Casa

Ajo ka thënë se niveli i lartë i korrupsionit në Kosovë, po i shkakton dëme të mëdha ekonomisë, shoqërisë dhe sigurisë.

“Kosova në mesin e vendeve më të korruptuara – 110 nga 175 shtete në total – shkakton dëme të mëdha në ekonomi, shoqëri dhe siguri”, ka shkruar Jacobson.